DYLON

Fruti ideal kundër plakjes

Avatar photo Redaksia

Është një nga frutat më të pasur me vitaminë C, si dhe është një ushqim i mirë kundër plakjes, falë antioksidantëve që përmban, duke u cilësuar edhe është frut ideal pë dietën. Njihet si fruti simbol i Zelandës së Re, dhe bëhet fjalë për kivin. Kivi përmban vitaminën C dhe vitaminën E, duke garantuar kështu një mbrojtje shumë të mirë kundër plakjes por edhe për të luftuar simptomat e ftohjes.

Në 100 gramë kivi gjenden 40 kalori, ose thënë ndryshe është një frut ideal për tu ngrënë mes vakteve. Gjithashtu kivi përmban edhe magnez, i cili luan rol kyç për të rregulluar metabolizmin, si dhe potas i cili ndihmon për rregullimin e presionit të gjakut, dhe bën që të funksionojnë më mirë muskujt. Rekomandohet gjithashtu që të konsumohet nga gratë shtatzënë, duke qenë tejet i pasur me acid folik, është një zgjidhje ideale për nënat e ardhshme.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.