DYLON

Fruthi edhe në komunën e Bujanocit, vaksinimi i domosdoshëm

Avatar photo Redaksia

Në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc janë paraqitur tashmë dy raste me “morbill” apo” fruthi” si e quajmë në gjuhën popullore.

Afërdita Mustafa pediatre pranë këtij institucioni mjekësorë tha për Titulli.com se nuk është ndonjë gjendje alarmante në komunën e Bujanocit për momentin por nëse rastet vetëm se shtohen atëherë i kanosemi rrezikut që të shkojmë drejt një epidemie.

“Vaksinimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve nga këto lloje epidemish andaj të gjithë fëmijësh të cilën nuk janë vaksinuar me kohë kundër mobilit të bëjnë një gjë të tillë” theksoi Mustafa për Titulli.com.

EkoHigjiena

Ajo tha se ditëve të fundit ka mjaft fëmijë të cilët po i sjellin prindërit e tyre për ti vaksinuar dhe shpresojë që të vijnë sa më shpejt të gjithë ata fëmijë të cilët nuk janë vaksinuar.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.