Ndonjëherë njerëzit mjaftohen me heqjen e lëkurës së frutave dhe perimeve duke anashkaluar faktin që shumë prej vlerave, vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve gjenden pikërisht tek lëkura. Por kjo nuk vlen për të gjitha frutat dhe perimet. Nëse heq lëkurën e domates nuk rrezikon të humbasësh vlerat e saj. Nëse qëron mollën nuk do të marrësh dozën e duhur të pektinës një fibër e tretshme që rregullon dhe ul kolesterolin e keq dhe sheqerin në gjak. Pektina gjithashtu ndihmon procesin e tretjes dhe të mban të ngopur për më gjatë.
Karrotat- pjesa e poshtme e lëkurës së karrotës është e pasur me disa elementë anti bakterialë dhe anti inflamatorë që sipas shkencëtarëve janë të rëndësishëm në betejën kundër kancerit. Ndaj nëse nuk ke zgjedhje tjetër, sugjerohet që karrota të konsumohet me gjithë lëkurë, ose të qërosh vetëm një cipe të hollë të saj.
Patatet- Lëkura e patates ka më shumë fibër, hekur dhe folat se sa pjesa e brendshme. Nëse zgjedh patatet, lëkura e të cilave ka pigment ngjyrë vjollcë, atëherë ato janë më të dobishme. Një studim ka treguar që lëkura e këtyre patateve janë 5 deri në 10 herë më shumë antioksidantë se pjesa e brendshme.
Kastraveci- Nëse heq lëkurën e kastravecit do të marrësh më pak kalcium, magnez, fosfor, potas, vitaminë A dhe K se sa në rast se konsumon kastravec me gjithë lëkurë. Pjesa e brendshme e kastravecit është shumica ujë, ndërsa në lëkurë gjendet shumica e fibrave.
Patëllxhani- Lëkura e patëllxhanit është e mbushur me antioksidantë, sidomos me një element të njohur si nasunin. Një eksperiment mbi kafshët ka treguar që ky antioksidant është i rëndësishëm për ruajtjen e qelizave të trurit të shëndetshme. Nasunin është pjesë e një familje të madhe antioksidantësh të njohur si flavonoidë. Sa më shumë flavonoidë të konsumosh aq më të ulëta janë gjasat që të shtosh peshë.
Rrushi- Ka shumë njerëz, sidomos fëmijë që kur konsumojnë rrush preferojnë të thithin pjesën e tulit dhe të hedhin lëkurën. Por ajo që nuk e dinit është se në lëkurën e rrushit, sidomos atij të rrushit të zi gjendet një substancë të njohur si resveratrol që i sjell shumë përfitime trurit dhe zemrës.