DYLON

Fronti Nacional i Francës: Serbia nuk ka vend në BE

Avatar photo Redaksia

Eurodeputetët francezë nga partia e djathë “Fronti Nacional” e drejtuar nga Martin lë Pen, i kanë dorëzuar Parlamentit Evropian një propozim rezolutë me të cilën u kërkohet institucioneve të Bashkimit Evropian ndërprerja e menjëhershme e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE. Ndër arsyet përmendet edhe Kosova, njofton RTKlive.

Partia e djathë Fronti Nacional i Martin Lë Penit, projekt rezolutën për ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve midis BE-së dhe Serbisë, për anëtarësimin e kësaj të fundit në BE, e ka bërë përmes grupit të ri parlamentar të themeluar në Parlamentin Evropian, i cili ka 36 deputetë.

EkoHigjiena

Nënshkrues të këtij dokumenit janë eurodeputetët: Stiv Brioa, Dominik Bild, Sofi Montel, Mirej D’Ornano, Emerik Shoprad. Në teksitn e projektrezolutës thuhet se: “duke pasur parasysh mospajtimet e thella midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë lidhur me statusin e Kosovës, pastaj mospajtimeve ekzistuese lidhur me rregulloret për çështjen e lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe dallimet lidhur me marrëdhëniet diplomatike dhe interesat gjeostrategjike të Serbisë me Rusinë, u propozohet institucioneve të BE-së të ndërprejnë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE”.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=34869

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.