DYLON

“Freedom House”: Kosova në listën e vendeve “pjesërisht të lira”

Avatar photo Redaksia

Në raportin “Liria e Shtypit në Botë 2016”, Kosova radhitet në vendin e 96-të dhe hyn në listën e vendeve “pjesërisht të lira”, një përmirësim shumë i vogël nga pozita e 98-të, vitin e kaluar.

Organizata për të drejtat e njeriut, “Freedom House”, njoftoi se liria e shtypit në botë ka rënë në vitin 2015 në nivelet më të ulëta në 12 vite, si pasojë e rritjes së presionit nga kombinimi i elementeve politike, kriminale dhe terroriste.

EkoHigjiena

Raporti vlerëson lirinë e shtypit në 199 shtete dhe territore, duke ndarë për secilin prej tyre pikë nga 0 (vendi më i lirë) deri në 100 (aspak i lirë), gjë që shërben si bazë për përcaktimin e statusit “i lirë”, “pjesërisht i lirë”, dhe “aspak i lirë”.

Në raportin “Liria e Shtypit në Botë 2016”, Kosova radhitet në vendin e 96-të dhe hyn në listën e vendeve “pjesërisht të lira”, një përmirësim shumë i vogël nga pozita e 98-të, në të cilën radhitej vitin e kaluar. Në kategorinë e vendeve “pjesërisht të lira” hyn edhe Serbia, e cila radhitet në vendin e 87-të, pastaj Shqipëria në vendin e 106-të, Mali i Zi, që radhitet në vendin e 80-të, dhe Kroacia në vendin e 84-të…/REL/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.