DYLON

Free Press Unlimited dhuron donacion mjete mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri 

Free Press Unlimited dhuron donacion mjete mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri 
Avatar photo Redaksia

Organizata Free Press Unlimited – FPU, me iniciativën dhe ndërmjetësimin e Zyrtares Ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, i ka dhënë donacion AGK-së, mjete mbrojtëse për gazetarët që raportojnë në terren ku rrezikohet siguria e tyre fizike, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Pjesa e parë e këtij donacioni që përmban 14 jelekë antiplumb, 16 helmeta dhe 17 pako për ndihmë të parë, është pranuar sot nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, dhe Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari. Teksa pritet që brenda muajit të arrijë edhe pjesa e dytë e këtyre mjeteve.

EkoHigjiena

Shpërndarja e pajisjeve mbrojtëse për mediet do të bëhet duke marrë parasysh nivelet e rrezikut në vend.

Gjithashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në koordinim me ECPMF-në dhe FPU, do të bëjë shpërndarjen e jelekëve me mbishkrimin PRESS për mediet qendrore dhe lokale, të cilat raportojnë nga veriu i vendit.