DYLON

Franco Foda publikon listën e futbollistëve të Kosovës për ndeshjet kualifikuese të tetorit

Franco Foda publikon listën e futbollistëve të Kosovës për ndeshjet kualifikuese të tetorit
Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që zhvillohen në muajin tetor, kundër Sllovenisë dhe Suedisë, njofton FFK.

Në listën e publikuar këtë herë janë ftuar 27 futbollistë, ndërsa në listën rezervë figurojnë edhe 9 emra të tjerë.

EkoHigjiena

Dardanët do të nisin grumbullimin të hënën, më 6 tetor, me stërvitjen e parë që zhvillohet në orën 17:00 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Paraprakisht, në orën 12:00, Foda do të mbajë konferencën e zakonshme për media.

Kosova do të përballet fillimisht me Slloveninë më 10 tetor, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Tre ditë më vonë, më 13 tetor, në të njëjtën orë, Dardanët luajnë në Goteborg kundër Suedisë.

Pas dy ndeshjeve të para të këtij cikli kualifikues, Kosova renditet e dyta në Grupin B me 3 pikë. Kryeson Zvicra me 6 pikë, ndërsa Suedia dhe Sllovenia kanë nga një pikë, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.