DYLON

Franca partner i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

Franca partner i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s
Avatar photo Redaksia

“Kosova është mirënjohëse për kontributin e dhënë ndër vite nga Franca dhe është e përkushtuar që të çoj përpara partneritetin politik, ekonomik dhe diplomatik”.

Kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit me Sekretaren e Shtetit pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës, Genevieve Darrieussecqe, me të cilën bisedoi për zhvillimet në fushën e sigurisë si dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Kryeministri Haradinaj kërkoi mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me theks të posaçëm në INTERPOL dhe UNESCO.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi sekretaren Darrieussecqe për të arriturat e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, për proceset që po kalon vendi ynë, në veçanti për tranzicionin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

“Synimi ynë strategjik është të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe Francën e shohim si partner në këtë rrugëtim”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, Sekretarja e Shtetit pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës, Genevieve Darrieussecqe, siguroi kryeministrin Haradinaj që shteti francez edhe më tutje do të jetë përkrahës i fuqishëm i të gjitha zhvillimeve në Kosovë, me theks të veçantë atyre të sigurisë.

Sekretarja Darrieussecqe, përshëndeti të arriturat në Kosovë që nga periudha e pasluftës, duke theksuar përkushtimin e Francës për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset integruese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.