DYLON
Festivali Mbarëkombëtar i Fotografisë -Lezhë

Fotografi gjilanas Bajrush Ahmeti nderohet me çmim në kategorinë “Fotografi Landscape”

Fotografi gjilanas Bajrush Ahmeti nderohet me çmim në kategorinë “Fotografi Landscape”
Avatar photo Redaksia
Bashkia në Lezhë i ka ndarë Bajrush Ahmetit, certifikatë mirënjohje me motivacionin: për kontributin e shquar në artin e fotografisë si dhe në promovimin e pasurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore të Lezhës dhe Shqipërisë

Festivali Mbarëkombëtar i Fotografisë mblodhi në Lezhë, një numër artistësh nga trevat shqiptare, të cilët eksploruan dhe dokumentuan përmes objektivit të fotoaparatit të tyre atraksionet turistike dhe kulturën e zonës, punime këto që më pas u ekspozuan, për vizitorë, në shëtitoren “Wilson”, të Shëngjinit.

Në mesin e tyre ishte edhe fotografi gjilanas, Bajrush Ahmeti  i cili edhe u nderua me çmim në kategorinë “Fotografi Landscape”.

EkoHigjiena

Bashkia në Lezhë i ka ndarë Bajrush Ahmetit, certifikatë mirënjohje me motivacionin: për kontributin e shquar në artin e fotografisë  si dhe në promovimin e pasurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore të Lezhës dhe Shqipërisë.

Përndryshe, vet Ahmeti ka bërë me dije se ndihet i nderuar me këtë vlerësim.

“ I nderuar me çmim në kategorinë “Fotografi Landscape” ne Festivalin e Fotografisë në Lezhë. Falënderim  i veçantë për koordinatorin Liridon Shala dhe organizatorin, Drejtorin për Turizëm, Renaldo Xhanej”, ka shkruar në profilin e tij, Bajrush Ahmeti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.