DYLON

/Foto-lajm/ – Mungesë e shportës, e kulturës, apo nuk ka kush t’i heqë!?

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kjo pamje në një kënd të një rruge afër stacionit të autobusëve në Gjilan, është fokusuar sot nga aparati ynë.  Kjo “ekspozitë në vete”, u bie në sy edhe çdo qytetari që kalon atypari, pasi ajo rrugë është e frekuentuar. Shumë prej tyre, fajësojnë qytetarët e pandërgjegjshëm, për krijimin e kësaj “pikture”, pothuajse në qendër të Gjilanit, të tjerë, fajtor bëjnë kompaninë e grumbullimit të mbeturinave që nuk është azhure sa duhet, por edhe që nuk shton shporta ose kontejnerë nëpër qytet, por ka edhe të tillë që si duket kjo çështje nuk u bënë fare përshtypje, dhe sikur janë pajtuar me këtë pamje, pasi në afërsi kanë edhe lokalet afariste. Si do që të jetë, kjo pjesë, do të jetë kështu ose mund të degradohet edhe më, për sa kohë që Kompania për grumbullimin e mbeturinave nuk vije e t’i merr këto mbeturina, apo edhe nëse ndonjë qytetar i ndërgjegjshëm, nuk ndërmerr vet diçka, për t’i grumbulluar e hedhur në ndonjë kontejnerë afër, gjë e cila zor se mund të ndodh! /2L ONLINE/ 


EkoHigjiena