DYLON

Forumi i Gruas i LDK me Konventë, si parapërgatitje për zgjedhjet e 17 tetorit

Forumi i Gruas i LDK me Konventë, si parapërgatitje për zgjedhjet e 17 tetorit
Avatar photo Redaksia

Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka organizuar Konventë me gratë gjilanase, e cila është përgatitore për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në këtë Konventë ka marrë pjesë Nënkryetari i Parë i LDK-së në nivel qendror, njëherësh kryetar i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetarja e FG të LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe qindra gra gjilanase.

EkoHigjiena

“Sot jemi bashkë që të tregojmë angazhimin dhe përkushtimin e gruas gjilanase dhe po takohemi duke shprehur synimin tonë të madh për të ardhmen e familjes gjilanase. Konfirmojmë se gruaja ka qenë dhe është faktor determinues i ndryshimeve pozitive, i angazhimeve të përbashkëta, sakrificave dhe sfidave të ndryshme, por edhe i fitoreve të mëdha të LDK-së. FG në Gjilan mbetet faktori dominant i përfaqësimit model të gruas dhe jemi të bindur se do të vazhdojmë të qeverisim. Formula e fitoreve të LDK-së dhe kryetarit Haziri, është formulë e besimit qytetar, ndryshimeve pozitive, ekipit fitues dhe ekipit unifikues”, ka thënë kryetarja  e FG të LDK në Gjilan, deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Nënkryetari i Parë i LDK-së në nivel qendror, njëherësh kryetar i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka falënderuar gratë e Gjilanit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj LDK-së për fitoret plebishitare.

“Kjo Konventë madhështore e Forumit të Gruas, si parapërgatitje për zgjedhjet e tetorit, është garancë e fitores edhe për mandatin e ardhshëm. Së shpejti, do ta mbajmë edhe Konventën e madhe të Degës së LDK-së në Gjilan, ku do të dalim me politikat programore për mandatin e ardhshëm qeverisës, me listën e kandidatëve për Asamble, e cila do të jetë absolutisht më e mira në Kosovë. Në këtë Konventë, do të dalim me emrin konsensual të Degës, i cili do t’i prijë ekipit të madh drejt fitores plebishitare të LDK’së në Gjilan, në zgjedhjet e 17 tetorit. Ju falëmnderit shumë!”, ka thënë Haziri.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.