DYLON

“Fortesa” takon krerët e Kamenicës, diskutohet për gjendjen në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) -Përfaqësues të Organizatës Joqeveritare “Fortesa” kanë zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Kamenicës, Begzad Sinani, nënkryetarin Fatmir Matoshi dhe kryesuesin e Kuvendit, Bajram Dërmaku, të cilëve ua ka prezantuar analizën, që ka për qëllim të ndikoj tek organet vendimmarrëse të ndërmarrin veprime drejt përmirësimit të gjendjes në shëndetësi, rritjen e numrit të mjekëve dhe organizimin e mirëfilltë në këtë sektor.

Amir Jakupi, përfaqësues i organizatës, njëherit koordinator i projektit që menaxhohet nga KDI-ja, tha se mungesa e mjekëve nëpër Ambulancat Shëndetësore në fshatra të Kamenicës është shqetësim i vazhdueshëm i banorëve lokalë.

EkoHigjiena

“Për një shërbim më elementar, njerëzit duhet të përshkojnë kilometra të tëra. Kjo situatë është e papranueshme, sidomos për të moshuarit tek të cilët problemet shëndetësore janë më të shpeshta” ka thënë Jakupi.

Ai shtoi se marrë parasysh numrin e pamjaftueshëm të mjekëve dhe pengesat nga Ministria e Shëndetësisë, si zgjidhje më e mirë e momentit mund të ishte puna me orar të zgjatur në QKMF në Kamenicë dhe QKMF-të në Hogosht e Roganë, për të pasur mundësi të mbulohen zonat pa mjekë.

Kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, mirëpriti idetë dhe alternativat e zgjidhjes së këtij probleme dhe premtoi angazhim konkret për sjelljen e mjekut sa më afër qytetarit.

“Shoqëria civile, kam thënë dhe po e përsëris, i ka gjithmonë dyert e hapura në Komunë. Mirëpres çdo ide dhe rekomandim për zgjidhjen e problemeve. Jam i vetëdijshëm për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, por në ditët e ardhshme do të takohem me ministrin e shëndetësisë, të cilit do t’ia paraqes kërkesat për rritjen e numrit të mjekëve dhe një furnizim më të mirë me barna esenciale. Edhe rekomandimet e alternativat e organizatës ‘Fortesa’, do t’i propozoj për diskutim në një nga mbledhjen e Kuvendit Komunal”, theksoi kryetari Sinani.

Edhe nënkryetari Matoshi dhe kryesuesi Dërmaku, e vlerësuan si shumë të rëndësishëm rolin dhe angazhimin e shoqërisë civile për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.