DYLON

Fortesa: Komuna e Kamenicës i përgjysmon shpenzimet

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Amir Jakupi nga OJQ “Fortesa”, i cili ka kritikuar organet komunale pas çdo raporti të publikuar, kësaj radhe përshëndet dhe vlerëson pozitivisht trendin e uljes së shpenzimeve në tremujorin e parë të vitit 2015 nga Komuna e Kamenicës.

“Vendimi i institucioneve qendrore dhe kryetarit të Kamenicës për kufizimin e shpenzimeve dhe ndaljen e luksit, ka rezultuar me sukses, duke përgjysmuar shpenzimet e institucioneve komunale në pothuajse të gjitha kategoritë”, ka thënë Jakupi.

EkoHigjiena

Sipas tij, për udhëtime jashtë vendit në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin shpenzuar 2 mijë e 100 euro, kurse gjatë këtij viti shpenzimet janë zero.

“Për mëditje jashtë vendit vitin e kaluar kishte 2 mijë e 91 euro ndërsa në këtë tremujor 401 euro. Karburant për vetura nga 12 mijë e 500 shpenzimet kanë rënë në 6 mijë e 600, kurse për dreka zyrtare nga 2 mijë e 770 ka zvogëlim në 929 euro”, ka bërë të ditur Jakupi.

Përfaqësuesi i organizatës “Fortesa” kërkon nga kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani që procesi i uljes së shpenzimeve të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm.

“Kemi bërë vazhdimisht vërejtje dhe kritika për shpenzime enorme dhe si duket ato janë dëgjuar nga pushtetarët. E përshëndesim vendimin e kryetarit dhe kërkojmë që të jetë rigoroz në këtë drejtim. Komuna e varfër e Kamenicës nuk meriton të shpenzohet pa kontroll. Vetëm duhet vullnet dhe qeverisja komunale mund të arrij që të zvogëlojë edhe më shumë shpenzimet”, ka deklaruar ndër të tjera Amir Jakupi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.