DYLON

Formohet grupi për hartimin e strategjisë për zhvillimin e ndërmarrësisë së udhëhequr nga gratë

ndërmarrësisë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim dhe përkrahje nga ambasada amerikane përmes organizatës implementuese KCBS (Qendra e Kosovës për Mbështetjen e Biznesit), sot ka thëmëluar grupin punues për hartimin e strategjisë për zhvillimin e ndërmarrësisë së udhëhequr nga gratë.

Këtij takimi i ka ofruar mbështetjen edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili ka thënë se strategjia për zhvillimin ekonomik ka politika të qarta edhe për mbështetjen e ndërmarrësisë së udhëhequr nga femrat pronare të bizneseve.

Ai poashtu ka thënë se pa pjesëmarrjen e fuqishme të femrës deri në barazimin e plotë me meshkujt në të gjitha sferat, e posaqërisht në ndërmarrësi nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe konkurrencë lojale në tregun e përgjithshëm.

EkoHigjiena

“Jemi të përkushtuar në mbështetje maksimale edhe përmes fondeve dhe subvencionimit të aktiviteteve biznesore të grave në bujqësi dhe programe të tjera zhvillimore, sepse pa barazinë e plotë nuk mund të kemi një shoqëri të drejtë, nëse femrat dhe meshkujt, apo burrat dhe gratë nuk janë të barabartë në të gjitha fushat e organizimit të jetës shoqërore, institucionale dhe zhvillimore”, tha kryetari Haziri mes tjerash në punëtorinë e organizuar sot për hartim të strategjisë.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit të Komunës, ka falënderuar KCBS-në për mbështetjen dhe ka kërkuar nga gratë që të jenë më insistuese dhe më aktive në zhvillim ekonomik, në sprovimin e tyre në biznes, në politikë dhe në fusha të tjera të rëndësishme.

Kurse në emër të KCBS-së ka folur Burim Korça i cili ka falënderuar Komunën e Gjilanit për gatishmërinë që të bëhen ndryshime pozitive në këtë drejtim.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.