DYLON

Formohet grupi konstultativ për modifikimin e draft-rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale

Formohet grupi konstultativ për modifikimin e draft-rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e sotme të udhëhequr nga Kushtrim Kadriu, që është e gjashta e rregullt për këtë vit, ka formuar një grup konsultativ prej njëmbëdhjetë anëtarësh, për modifikimin e draft-Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale, e cila pritet të miratohet në seacën e radhës.

Paraprakisht, në këtë pikë, shefat e grupe të partive opozitare (LDK-PDK), kanë thënë se për draft-rregulloren ka vërejtje nga disa zyrtarë komunalë të disa dikastereve për kategorizim dhe se, sipas tyre, është diskriminuese në disa raste, derisa shefja e grupit të LVV-së tha se Kuvendi nuk mund të krijojë komision për këtë çështje, pasi theksoi se kjo është kompetencë e kryetarit të Komunës, i cili, sipas saj, ka qenë profesional dhe e ka kryer punën si duhet.

EkoHigjiena

Në këtë aspekt, Burim Kryeziu, udhëheqës i Njësisë së Personelit, tha se kjo Rregullore është shumë komplekse, në të cilën rregullohet statusi i punëtorit dhe koeficienti, për të shtuar se përmirëson dukshëm statusin dhe koeficientin e zyrtarëve komunalë.

Por, ai ka deklaruar se është e mirëseardhur që Kuvendi ta bëjë punën e tij dhe propozimet të harmonizohen me draftin e prezantuar, për t’u aprovuar më pastaj.

Në këtë seancë, Kuvendi ka anuluar vendimet 01.Nr.016-35296/25 për aprovimin e kontratës mbi ndërtimin e përbashkët në pjesët e ngastrave kadastrale nr.4790-1  dhe 5450-4 prona komunale, ZK Gjilan dhe 01.Nr.016-35310/25 për aprovimin e kontratës mbi ndërtimin e përbashkët në pjesët e ngastrave kadastrale nr.4406-0  dhe 4781-0 prona komunale, ZK Gjilan.

Kuvendarët e Gjilanit, po ashtu, kanë miratuar rishqyrtimin e vendimit 01.Nr.016-35314/25 për lejimin e këmbimit të pronave  të paluajtshme të komunës me pronën e  paluajtshme të Kadrush Sylës nga Gjilani, rishqyrtimin e vendimit 01.Nr.016-35323/25 për lejimin e këmbimit të pronës  së paluajtshme të komunës me pronën e  paluajtshme të Hisnije Halimi nga Zhegra dhe rishqyrtimin e vendimit 01.Nr.016-35328/25 për lejimin e këmbimit të pronës  së paluajtshme të komunës me pronën e  paluajtshme të Nexhmedin Ibrahimi nga Përlepnica, të cilat i ka arsyetuar drejtori për Kadastër, Bekim Salihu.

Kuvendarët e Gjilanit kanë miratuar edhe vendimin e Komisionit vlerësues për fatkeqësitë natyrore, të cilin e ka arsyetuar drejtori Ali Arifi, ndërsa kanë shtyrë për seancën tjetër raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, raportin financiar janar-dhjetor 2024, raportin janar-mars 2025, ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e lehonave, raportin  e komisionit për emërtimin e rrugëve dhe raportin e komisionit për vlerësimin e figurave.

Në këtë seancë kanë dhënë kontributet e tyre me pyetje, kërkesa e rekomandime edhe asambleistët Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Besnik Shala, Gentrit Murseli, Ardhmërie Musliu, Afërdita Balaj, Krenare Latifi-Kqiku, Ekrem Kryeziu, Sami Ahmeti, Arianit Sadiku, Ismajl Kurteshi e Ramiz Ramadani, të cilëve u është përgjigjur nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku dhe drejtorët komunalë, Shpend Nuhiu, Enver Shabani e Kushtrim Ibrahimi.

————————————————————————————-

Seanca VI e Kuvendit Komunal është transmetuar drejtpërdrejt në formatin live stream në faqen zyrtare të Komunës në facebook dhe në mediat lokale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.