DYLON

Formohet Grupi G3 në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, Shef i Grupit

Formohet Grupi G3 në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, Shef i Grupit
Avatar photo Redaksia

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit edhe zyrtarisht u krijua Grupi G3, i cili do të funksionojë si një trupë e përbashkët komunale, transmeton Portali 2LONLINE.com.

G3 përbëhet nga përfaqësuesit e subjekteve politike: Renan Imami nga KDTP, Ali Selimi nga BNA dhe Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra.

EkoHigjiena

“Grupi G3, është krijuar me qëllim të bashkëpunimit institucional dhe përfaqësimit sa më të mirë të interesave të qytetarëve, si dhe të subjekteve që përbëjnë këtë grupim. Angazhimi ynë do të jetë i përqendruar në transparencë, bashkëpunim dhe veprim në shërbim të qytetit të Gjilanit dhe qytetarëve të tij”, ka thënë për 2LONLINE.com, Kushtrim Kadriu, shef i këtij Grupi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.