DYLON

Formohet ekipi punues për zbatimin e projektit për mbështetjen e personave të moshuar dhe personave me aftësi të kufizuara

Formohet ekipi punues për zbatimin e projektit për mbështetjen e personave të moshuar dhe personave me aftësi të kufizuara
Redaksia

Formohet ekipi punues për zbatimin e projektit për mbështetjen e personave të moshuar dhe personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Kamenicës.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Kamenicës, Besart Kryeziu, ka mbajtur takim pune me përfaqësuesit e drejtorisë, me qëllim koordinimin dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për fillimin e zbatimit të projektit për mbështetjen e personave të moshuar dhe personave me aftësi të kufizuara, të cilët nuk kanë përkujdesjen e nevojshme familjare.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutuan aktivitetet e planifikuara, mënyra e organizimit dhe koordinimi i punëve për realizimin e projektit. Me këtë rast, u formua edhe ekipi punues, i cili do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve në kuadër të këtij projekti.

Projekti pritet të fillojë së zbatuari shumë shpejt dhe ka për qëllim ofrimin e mbështetjes dhe përkujdesjes për kategoritë në nevojë, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies dhe cilësisë së jetës së tyre.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbetet e angazhuar në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve që synojnë mbështetjen e qytetarëve, veçanërisht të kategorive më të ndjeshme të shoqërisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.