DYLON

Formimi i Gjykatës Speciale, temë kryesore në KS të OKB-së

Avatar photo Redaksia

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën pritet të shpaloset raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-moon, do të mbahet më 29 të këtij muaji. Delegacioni nga Kosova do të kryesohet nga Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ndërsa ai serb nga Ivica Daçiq.

Sipas mediave serbe, ministri i jashtëm serb, gjatë kësaj mbledhje do të kërkojë nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit të japin mbështetje për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

EkoHigjiena

Daçiq, gjithashtu do të kërkojë nga këto shtete që të mbështet propozimi i sekretarit Ban, për formimin e Gjykatës Speciale për Krime Luftë në Kosovë.

Në raportin tremujor, Ban ka kërkuar nga qeverisja në Kosovë dhe misionet e BE-së, të sigurohen që kjo gjykatë speciale të formohet më së largu deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Në raportin e periudhës 16 prill – 15 qershor, Ban ka vlerësuar se çështje e rëndësisë së veçantë mbetët intensifikimi i angazhimit të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e integrimit në BE, si dhe normalizimi i marrëdhënieve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.