DYLON

Formalizohet nënshkrimi i marrëveshjes model për bashkëpunim juridik për çështje penale

Avatar photo Redaksia

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ka takuar sot homologun e tij gjerman, Ministrin e Drejtësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Mass.

Ministri Kuçi është shprehur falënderues ndaj Republikës Federale të Gjermanisë, për kontributin dhe qasjen e saj ndaj rajonit të Ballkanit dhe Republikës së Kosovës. Ministri Kuçi është shprehur i përkushtuar që marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve në të ardhmen të thellohen edhe më shumë.

EkoHigjiena

Ministri Kuçi dhe Ministri Mass, formalizuan nënshkrimin e marrëveshjes model për bashkëpunim juridik për çështje penale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Në fund të këtij takimi, z . Heiko Mass, pranoi ftesën e Ministrit Kuçi, që në një të ardhme të afërt ta vizitoj Republikën e Kosovës.

Me marrëveshjen e formalizuar, palët marrin përsipër ofrimin e ndihmës së ndërsjellë juridike në procedurat penale të cilat janë duke u zhvilluar para organeve gjyqësore të vendeve nënshkruese të kësaj Marrëveshje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.