DYLON

Formacioni ushtarak që sinjalizoi qartë se vetëm tyta e pushkës sjellë lirinë

Avatar photo Redaksia

Izmi ZEKA

/2L ONLINE/ – Po mbushen 27 vite nga rënia heroike e njërit prej emrave të lavdishëm të gjysmës së dytë të shekullit XX apo fundit të tij heroit të sprovave të para të një lufte çlirimtare, Ali Ajetit. Tani më njihet si “Çeta e Llapit” e cila më 30 maj 1989 rezistoi hapur dhe fuqishëm ndaj regjimit okupator serb. Me forca të pabarabarta bëhet rezistencë e djemve të Llapit e me në krye dëshmorin e tashëm dhe strategun e kohës Ali Ajeti. Po me këtë datë bie heroikisht djali I llapit dhe flakadani I lirisë Ali Ajeti. Sot 27 vite më parë formacioni ushtarak sinjalizoi qartë se vetëm tyta e pushkës sjellë lirinë. Sot jemi të lirë por nëse kthejmë kokën prapa duhet të shohim ecjen tonë se sa e mundimshme ishte ardhja deri këtu. Ali Ajeti apo më mirë thuhet e shkruhet bilbilenjtë e fundshekullit XX. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.