DYLON

Forcimi i institucioneve kërkon dije, guxim, vetëdijësim, përgjegjësi dhe profesionalizëm

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizimi i koncertit për nderë të ditës së Pavarësisë mblodhi shumë qytetarë në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë. Në fjalën e tij Kryetari i Komunës Begzad Sinani uroi qytetarët për 8 vjetorin e shtetit.

“Koha po dëshmon, koha po tregon se ende ne kemi nevojë që të kuptojmë njëherë e mirë se krijimi dhe forcimi і institucioneve kërkon dije, guxim, vetëdijesim, profesionalizëm dhe përgjegjësi në përmbushjen e detyrave qe jemi të thirrur dhe si asnjëherë me parë, na duhet një ndryshim rrënjësor strukturor të modaliteteve udhëheqëse si asnjëherë më parë sot na duhet ringjallja e shpresës për punë, për jetë, për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Sinani.

EkoHigjiena

Sipas tij, sot po bëhet përpjekje maksimale për të qenë aktiv në përmbushjen e objektivave që kërkojnë qytetarët. “Mirëpo për këtë synim nuk mjafton vetëm dëshira dhe vullneti і një njeriu apo і një ekipe por kërkohet angazhimi ynë і përbashkët i drejtpërdrejtë në realizimin e interesave të qytetarëve të Komunës së Kamenicës”, ka thënë Sinani.

Përndryshe, për nderë të përvjetorit 8-të, të shtetësisë së Republikës së Kosovës Në holin e Shtëpisë së Kulturës u hap edhe foto ekspozita e Arian Mavriqit, i cili është i pasionuar ndaj fotografisë artistike, gjatë kohës edhe ka arritur suksese.

Kjo është ekspozita e dytë e këtij artisti i cili nëpërmjet fotografive gjurmon të pa njohurat, paraqet bukuritë e rralla të natyrës së komunës sonë , por angazhohet që nëpërmjet fotografisë të jap edhe me mesazhe sociale, politike dhe filozofike. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.