DYLON

Forcim i bashkëpunimit kulturor Kosovë–Shqipëri në Gjirokastër

Forcim i bashkëpunimit kulturor Kosovë–Shqipëri në Gjirokastër
Avatar photo Redaksia

Sot në Gjirokastër, në kuadër të Javës së Kulturës në Shqipëri, u zhvillua takimi zyrtar ndërmjet delegacionit të  Qendrave Rajonale për Trashëgimi Kulturore, QRTK Prizren dhe QRTK Gjilan, me drejtorin e DRTK Gjirokastër, z. Ardis Duka.

Takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit profesional, me fokus të veçantë në ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

EkoHigjiena

Gjatë diskutimeve u trajtuan përvoja konkrete në restaurim, konservim dhe menaxhim të monumenteve të trashëgimisë, duke u hapur mundësi të reja për projekte të përbashkëta dhe bashkëpunime afatgjata mes institucioneve tona.

Drejtori i QRTK Prizren, Samir Hoxha, theksoi: “Bashkëpunimet ndërinstitucionale mes qendrave rajonale në Kosovë dhe institucioneve homologe në Shqipëri janë thelbësore për forcimin e standardeve profesionale në trajtimin e trashëgimisë sonë të përbashkët.”

Drejtori i QRTK Gjilan, Arton Hoxha, u shpreh: “Shkëmbimi i përvojave praktike në konservim dhe restaurim është një vlerë që na ndihmon të avancojmë qasjet dhe metodat tona.”

Drejtori i DRTK Gjirokastër, Ardis Duka, potencoi: “Jemi të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin profesional dhe të ndërtojmë projekte të përbashkëta që i shërbejnë trashëgimisë dhe komunitetit.”

Pas takimit u organizua ceremonia e hapjes së ekspozitës në Kalanë e Gjirokastrës, ku ekipet profesionale të QRTK Prizren dhe QRTK Gjilan ofruan prezantime dhe shpjegime për përmbajtjen e ekspozitës.

Ky aktivitet shënon një moment të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në krijimin e platformave të përbashkëta për zhvillimin e politikave të trashëgimisë kulturore në nivel rajonal, thuhet ne njoftimin e QRKT-së në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.