DYLON

Forcë dhe vizion – PDK që frymëzon besim!

Forcë dhe vizion – PDK që frymëzon besim!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Arlind Vokshi

MEMLI KRASNIQI LIDERSHIP NË KOHË SFIDUESE

EkoHigjiena

Memli Krasniqi mori drejtimin e PDK-së në një nga periudhat më të vështira politike për vendin. Në një kohë kur shumëkush dyshonte në të ardhmen e partisë, ai tregoi lidership të vendosur dhe vizion të qartë.

Gjatë këtij rrugëtimi, ai arriti të ruajë unitetin, të forcojë besimin dhe të rikthejë energjinë e strukturave në çdo degë dhe qytet. Falë përkushtimit të tij, PDK-ja mbeti një forcë e respektuar dhe një shpresë për ndryshim.

Lidershipi i tij i qetë, por i vendosur, meriton respekt dhe falënderim. Çdo përpjekje, çdo ditë pune dhe çdo betejë e drejtë që ai ka dhënë për partinë dhe vendin, janë dëshmi e angazhimit të palëkundur të një udhëheqësi të vërtetë.

BEDRI HAMZA FIGURA QË BASHKON STRUKTURAT DHE RIKTHEN BESIMIN NË PDK

Në Partinë Demokratike të Kosovës po rikthehet dinamika dhe motivimi i brendshëm. Në qendër të kësaj gjallërie qëndron emri i Bedri Hamzës një prej figurave më të respektuara dhe më të pranueshme në skenën politike vendore.

Hamza, i njohur për profesionalizëm dhe përkushtim institucional, shihet si njeriu që mund të bashkojë strukturat e PDK-së dhe të rikthejë kohezionin e partisë. Ai gëzon respekt të gjerë si brenda subjektit, ashtu edhe jashtë tij, për shkak të qasjes së tij të matur dhe komunikimit të hapur me të gjithë.

Për shumë simpatizantë e qytetarë, ai përfaqëson modelin e politikanit që flet pak, por vepron shumë një profil që e dallon në një realitet politik të mbingarkuar me retorikë.

Përvoja e tij në pozita të rëndësishme të vendimmarrjes, rezultatet konkrete dhe integriteti personal e bëjnë një figurë që sjell besueshmëri e stabilitet në çdo proces politik.

Sot, kur PDK synon rikthimin në nivelin që ka pasur ndër vite, figura e Bedri Hamzës shihet si faktor kyç për mobilizimin e strukturave, afrimin e të pakënaqurve dhe ndërtimin e një fryme të re bashkimi.

Kombinimi i profesionalizmit me organizimin dhe mbështetjen që ai gëzon në terren, e bën të qartë se suksesi i PDK-së nuk është vetëm synim por mundësi reale.

Bedri Hamza mbetet shembull i profilit të politikanit modern: i përgjegjshëm, i matur dhe bashkues.

Dhe kjo është pikërisht ajo që i duhet sot PDK-së dhe politikës kosovare në përgjithësi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.