DYLON

Forcat e xhandarmerisë zhvendosen nga Bujanoci në komunën e Preshevës

Avatar photo Redaksia

Forcat e xhandarmerisë së Serbisë kanë filluar të largohen nga zona tokësore e sigurisë përskaj Kosovës që përfshinë territorin e komunës së Bujanocit bënë të ditur Titulli.com.

Sipas burimeve të Titulli.com nga banorët e Malësisë së Bujanocit gjatë ditës së sotme forcat e xhandarmerisë që ishinë të vendosura për kohë të gjatë në afërsi të fshatit Breznicë të komunës së Bujanoci filluan largimin nga baza e tyre.

EkoHigjiena

Sipas informacioneve jozyrtare të Titulli.com forcat e xhandarmerisë do të zëvedësohen më pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë ndërsa njësiti i xhandarmerisë do të zhvendoset në Preshevë, vijën kufitare mes Serbisë dhe Maqedonisë.

Për këto informacione akoma nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

fotoilustruese

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.