I.6. Veprimtaria Djathtiste Demaskim i Çetnikëve dhe Komunistëve Serbë
Pas hulumtimeve të gjata dhe të sakta për marrjen e informatave çetnike e komuniste në fshatrat serbe për të çrrënjosur propagandën e tyre kundër shqiptarëve, A.Guta me 6 gusht 1943 mori një aksion shumë të vendosur në komunën e Sllatinës së Epërme (Qënresës). Sipas të dhënave të konstatuara nga dr.Fehmi Rexhepi, komanda ushtarake italiane në Ferizaj, informon se, me 6 gusht 1943 në komunën e Sllatinës ishin arrestuar 108 serbë, kurse sipas komunikatës së 10 gushtit 1943 të komandës ushtarake italiane në Gjilan, ishin arrestuar 107 te tjerë, gjatë arrestimit, si në Goshicë e vende të tjera , vullnetarët në të cilën më së shumti u mbështetën në kryetarin e Sllatinës A.Guta, që e përdori dhunën fizike ndaj serbëve, kryeshisht çetnikë të dëshmuar si antishqiptarë. Pati edhe raste të mbytjes me dru, madje midis tyre që ishin burgosur në burgun e Sllatinës,por pati edhe të vrarë, midis tyre të kapur edhe me armë dhe material propagandues me përmbajtje çetnike e komuniste.
Historishkruesi i LKJ-së,Bogdan B. Stankoviq, në librin“ Pomoravla e Kosovës në Revolucion 1941-1944” për ngjarjet e mësipërme, midis të tjerash do të saktësojë: Të gjithë serbët e rritur në Sllatinë qenë burgosur, kurse Vasilje Kostiqin e vrau me dorë vetë kryetari Adem Guta. Në Goshicë u arrestuan 14 vetë, dhe të gjithë me radhë u rrahën. Rrahja zgjati tërë natën. Nga të rrahurit vdiçën pesë veta, gjithashtu në rrugë afër Verbanit qenë vrarë edhe dy veta. Konstatimet e Bogomir Stankoviqit nuk qëndrojnë, ngase në fillim të vitit 1944 A.Guta nuk ka qenë kryetar i komunës së Sllatinës, por ishte mësues në Besianë.Sipas kujtesës historike të popullit të verifikuar me kujdes, ngjarjet ndodhën në vitin 1943, në fillim të gushtit, një muaj para kapitullimit të Italisë, për përmasat e kësaj ngjarjeje la shënime edhe sekretari organizativ i PKJ-së në Dardanë, Sima Miletiq, që njëfarë dore përputhen me të dhënat e kujtesës historike të popullit, pas kapitullimit të Italisë, në Dardanë u burgosën 90 veta, në fsh.Sllatinë janë burgosur të gjithë serbët, kurse Vasilije Kostiqin e ka mbytur kryetari i komunës, i cili më vonë është pushkatuar në frontin e Sremit (A.Guta). Në Goshicë janë burgosur të gjithë burrat, kurse u rrahën shtatë veta. Miftar Spahija,nënprefekt i komunës së Gjilanit, me një grup personash, ka marr pjesë në rrahjen e të burgosurëve në Sllatinë e Pozheran.
Në kujtesën historike të popullit, që është hulumtuar dhe vërtetuar mirë, thuhet se, Vasilje Kostiqi ishte një çetnik i hershëm, i moshuar, 57-60 vjeçar dhe mbante titullin “kënez“. Realisht Kostiqi në vitet 20 të shek. XX e kishte mbytur një shqiptar të viseve të Tetovës, e pikërisht beun e fshatit të Shemës të cilit ia mori tokën me dhunë, tërë pasurinë e patundëshme dhe me ato para arriti në Sllatinë të Poshtme ku e detyroi Idriz Sinanin të familjes së bejlerëve (Emin Agës) t’ia shiste rreth 16 hektarë tokë, me një çmim të ulët, e ai të shpërngulej në Turqi. Kryetari A.Guta u përpoq ta bindte që të korrigjohej, duke ia kthyer tokën pronarit legjitim ose nga pozita e qifqiut t’ia paguante pronarit legjitim të dhjetën, ndodhi edhe trajtimi policer, por Kostiq nuk e përballoi një goditje të cilën e mori pas heshtjes provokuese ndaj kërkesës së kryetarit A.Guta. Me ankesën e serbëve të këtyre fshatërave te zyrtarët Italian, A.Guta, si rrjedhim pësoi burgosje si përgjegjës për ndodhinë. Për rolin e A.Gutës në këto ngjarje hidhte dritë vëllai i tij, Mulla Vesel Guta, në poemën e tij elegjike: Adem ore vëlla,ku midis të tjerash theksonte, n’atë t’zezën Sllatinë, tu i zhduk dushmanët, italianët n’burg t’shtin.
Në kujtesën historike të popullit A.Guta mbahet mend si personalitet me moral të lartë, i cili kërkonte nga policët dhe vullnetarët komunal t’i zbulonin dhe t’i luftonin vetëm serbët çetnikë e komunistë, të dëshmuar si antishqiptarë, e të mos nëpërkëmbin nderin e familjeve e të femrave serbe. Në rrethin e A.Gutës nuk mund të gravitonin të pamoralshmit. Pas burgosjes së A.Gutës, kryetar vie atdhetari i madh Fazli Murta i Ranadocit, me prejardhje nga Seferi i Karadakut. Me dekretin e Këshillit të Ministrave të Mbretërisë së Shqipërisë nën kryesinë e Iljaz Agushit, ky organ njëherësh shpalli me 11 shtator 1943 njëanshëm neutralitetin e shtetit dhe kombit shqiptar ndaj Gjermanisë fashiste. Komunistëve serbë,shqiptarë e çetnikëve nuk iu konvenonte zgjedhja e Fazli Murtës kryetar i komunës së Sllatinës, ngase Fazli Murta ishte më parë kryetar i komunës së Zhegrës, kishte formuar batalionin e “Idriz Seferit “ dhe kishte caktuar komandant Shyqeri Ballancën, ishte i njohur për veprimtarinë kombëtare kundër veprimtarisë çetniko-serbe, komuniste, prandaj propagandonin në popull të zgjidhej një vendës në komunën e Sllatinës, mendonin të vie dikush, të paktën të ishte më tolerant ndaj veprimtarisë së tyre. Ndërsa në postin e kryetarit të komunës, Dradanës, dekretohet Mulla Xhema, imam i xhamisë së Sllatinës dhe kryetar i Gjyqit të Paqit për Moravën e Epërme dhe një ushtarak i mirëfilltë, një patriot i stolisur me sinqeritet të madh. Mulla Xhema në afëri të jetës së përbashkët kishte shoqëri me antifashistët pro-komunistë shqiptarë: Ramiz Cerrnicen, Hysen Tërpezen, Hamdi Kurteshin e Musli Pirën nga Pozherani, Zeqir Agën nga Sllatina e Poshtme, kishte afëri me komunistët Ramadan Agushin nga Tërpeza dhe Muhabi Nuhiun nga Sllatina, Ejup Xhemë Salihun nga Tërpeza, ndaj edhe mund të themi se, së paku heshtazi e përkrahu përcaktimin e “Lëvizjes Antifashiste“të bashkëveprimtarëve politikë.
Duke u nisur nga ky fakt, komunistët serbë besonin se, Mulla Xhema do t’i sherbejë verbërisht kauzës së tyre si shumica e komunistëve shqiptarë. Haxhi Dërvishi,i biri i Mulla Xhemës, me 11 shkurt 2008, do të konstatoi: Në kohën e A.Gutës shkijet ishin më të ndjekur. Kur Mulla Xhema u bë kryetar, i shkoi një delegacion serbësh dhe i than: Përhajër kryetarllëku,po me ne çka do të bëni, Mulla Xhema u tha: Nëse ju pëlqen, mund të rrini, secili e di veten se si jeni sjellë me shqiptarët, unë do të mbroj sa të mundem, e kur nuk mundem do t’ju them: Tashti mund të shkoni ku të doni.
Vera e vitit 1944 kaloi në luftë të vazhdueshme në mbrojtejen e Kosovës në kufijt lindor. Janë të njohura dy luftëra të rëndësishme: lufta e Velegllavës më 28 qershor 1944, dhe lufta e Kikës me 26 korrik 1944, të cilat luftëra u kurorëzuan me fitoren e Mb.Shqipërisë, mirëpo pritej një sulm hakmarrës i Forcave Komuniste, çetnike-bullgare, prandaj u dasht një riorganizim. Komanda e zonës së katër e Mbrojtjes Kombëtare Kufitare (Mb.KK) lëshoi kushtrimin për mobilizim kombëtar. Komandat i përgjithshëm i zonës së Mb.KK ishte Mulla Idriz Gjilani. Për komandant të regjionit të katër të ushtrisë së Mbretërisë së Shqipërisë në Prishtinë, ishte kolonel Fuad Xhaferr Dibra, në këto dy luftëra nga komunat ishin dërguar vullnetarë të shumtë, të cilët nën udhëheqjen e komandantit të përgjithshëm të vullnetarëve të Mulla Idriz Gjilanit, kishin arrit fitore. Patrioti Hysen Tërpeza me 3 mars 1993 do të konstatoi: Fatkeqësisht, gati të gjithë oficerët që erdhën nga Shqipëria, ishin komunistë, krejt kemi bë lojën e huaj…,(citat,po aty,f.188) Kufiri i Kosovës Lindore mbështetej nga mbrojtja e nënprefekturës së Gjilanit dhe të Ferizajt, mirëpo në fillim të nëntorit 1944, komandanti i regjimentit të katër të ushtrisë së Mbretërisë së Shqipërisë, koloneli Fuad Xhafer Dibra urdhëroi tërheqjen e ushtrisë nga kufiri Lindor, ngase Shqipëria Londineze kishte filluar një luftë qytetare në mes të forcave komuniste dhe balliste (të majta dhe të djathta). Ai ftoi të gjithë kryetarët e komunave të Anamoravës në një takim në Gjilan dhe ua komunikoi urdhërin e qeverise së Tiranës për tërheqjen e ushtrisë nga Kosova Lindore.Tërheqja e ushtrisë nga Kosova Lindore ishte e dhimbshme, nga se aty kishin dhënë jetën ushtarë të Shqipërisë Etnike, në mes të të cilëve ishte i plagosur edhe komandanti Mulla Vesel Guta, pas njëzetë ditë qëndrimi në front, në vendin e quajtur Turi, në linja të frontit Llapashticë- Bujanoc.
Duke par komunistët e Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH-së), të nxitur nga Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ-ja), se forcat e djathta po gëzonin simpati në rritje të ndikimit nga anglo-amerikanët. Enver Hoxha e njofton Titon se oficeri btitanik Pitër Kempi bëri dy vizita në Kosovë në dhjetor të vitit 1943, dhe në janar të vitit 1944, duke u përpjekur për organizimin e rrezistencës kundër fashizmit, përmes tre vëllezërve (djemët e Riza bej Kryeziut) kryeziu: Hasanit, Ganiut dhe Sahitit. Ishin ra në dakord (me Pitër Kempin, oficer anglez) për të gjitha përgatitjet dhe veprimet e përbashkëta. Por pas intervenimit të LKJ-së, oficerit britanik i erdhi urdhëri nga eprorët e tij, nga Ekzekutivi i Operacioneve Speciale për ti ndërprer kontratat me arsyetimin se patrizanët komunist jugosllav po protestojnë kundër marrëveshjes, dhe se mardhënjet tona me partisanët jugosllav janë me një rendësi vendimtare.
Sa dime deri tashti,vetëm kryetari i komunës së Pozharanit, Hysen Sahit Tërpeza, qfaqi hapur paknaqësinë dhe në fjalën e tij e bëri të ditur betimin se nuk do t’i lëshojmë armët dhe se do të luftojmë burrërisht për ruajtjen e tërësisë së Shqipërisë Etnike.
Të nesërmen H.Tërpeza e ftoi një takim me kryetarët e komunave,pikërisht në komunën e Sllatinës, Mulla Xhema dhe krerët Hamdi Kurteshi, Musli Pira, Shaip Korrani, Bejtullah Haziri nga Pozherani, Zahir Mustafa dhe Zeqir Aga nga Sllatina, Shiqeri Jonuzi nga Ballanca, Ukë Doborjanci, Zenel Lipovica dhe Shefki Bajraliu nga Sllakofci, Ramiz e Murtez Begunca, Hazir Kajolli nga Gjylekari, Hasan e Mustaf Kabashi etj. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe, ballisti A.Guta, i cili nuk foli, ngase shihte që deri dje ishte në përkrahjen e NÇA-së së Kosovës,e tash flet për mbrojtjen e dinjitetit shqiptar, tërësinë e Shqipërisë Etnike. Hysen Tërpeza thotë: “Ne kemi vendosur t’i dalim zot këtij populli e këtij vendi, këthim prapa nuk ka, lirinë nuk e fal askush, por duhet ta fitojmë vetë, kush dëshiron të vij me neve, le të vij. Neve nuk na intereson kush çka është, partizanë apo komunisë, ballistë apo demokratë, ai i cili luftonë për lirinë e Shqipërisë, ne me të jemi, atë e kemi shok, mik e vëlla. Ata që na pengojnë në këtë drejtim, ata i kemi armiq dhe do t’ua këthejmë pushkën. Të mos ftohemi, se nëse jemi tok në një front, s’ka force që na pengon për ta fituar lirinë e Shqipërisë“-thoshte Hysen Tërpeza.
I.7. Likuidimet e Patriotëve Shqiptarë nga Komunistët Serbë e Çetnikë dhe Bashkëpunëtorët e Tyre.
Duke parë rrezikun e shpërndarjes së Mb.KK-së, përfaqësues të Moravës së Poshtme shkuan në Cfircë të Medvegjes për të biseduar me Ali Shukriun cili ishte personalitet politik për njësitet partizane të “Kosovës e Metohisë“që shumica në këtë njësit ishin serbë të larguar nga Kosova me ide çetnike të amnistuar dhe komunistë të rritur me antishqiptari të tërbuar. Këto forca, me 8 nëntor 1944, kishin depërtuar në Besianë, Llap e Gallap, në bisedime me përfaqësuesit e Moravës së Poshtme ranë në ujdi për modalitet e shpërndarjes kombëtare të Kosovës dhe kalimin e ushtarëve të saj në radhët e njësiteve partizane. Më 17 nëntor 1944, në Ferizaj me rrethinë, marëshuan “Aradhat Partizane të Rakoshit“, me 15 nëtor1944 u nis nga Drenica Jugore deri me 23 nëtor 1944 e tër Kosova do të ripushtohet nga sllavët, kominternistë me ndihmën morale, material dhe luftarake të vëllezërve të tyre shqiptarë, kominternistë.
Adem Guta me shumë luftëtarë, që kishin luftuar për Shqipërinë Etnike, duke parë rrethanat, u rreshtua në ”Brigade VII Sulmuese për Kosovën e Metohinë”, ngase mendohej më e sigurtë fal kuadrit shqiptar në përgjithësi. Brigada e VI dhe e VIII ishin të komanduara nga serbët dhe malazezët, të cilët ishin oficerë të Mb.Jugosllave dhe komandat çetnikë të amnistuar nga Tito. Përjashtim bënte vetëm brigada e VII e cila u themelua më 11 nëtor 1944, kjo brigade është zgjerim i batalionit partizan ”Kosova” e formuar në fund të qershorit 1944 në Lumë dhe tashti si brigadë, për komandant ishte Shaban Haxhia, komisar Qamil Brovina nga Gjakova dhe për nënkolonel kishte komunistin serb Çedo Mishkoviqi, e më vonë me 17 nëntor 1944,Enver Dajqin nga Ferizaj, Brigada e shtatë sulmuese Kosovë- Metohi, e Shaban Haxhisë, së cilës nga pjesa e dytë e janarit, të vitit 1945, duhej t’i bashkohej edhe një pjesë e brigades së Drenicës me komandant Shaban Polluzhën, që përbëhej,kryesiusht nga shqiptarë me komandim në Gjuhë shqipe dhe flamur kombëtar “luajti një rol të rëndësishëm në mobilizimin e popullësisë“, shkroi pjesëtari i saj, prof. Tahir Berisha.
Mbi këto fakte mbështeten patriotët shqiptarë, se më në fund edhe komunistët shqiptarë do të këthjellen dhe do t’i dalin zot rezolutës së Bujanit, 2 janar 1944, Kah fundi i nëntorit të vitit 1944 “Brigada e VII Sulmuese e Kosovë e Metohisë“, po merrte rrugë për në frontin e Sremit, në Kosovë operonin dy brigade, e VI dhe ajo e VIII, që kryesisht ishin me oficerë të Mb.Jugosllave të përbërë prej serbo-çetnikëve, bullgarëve, maqedonasëve dhe malazezëve, që ekzekutonin popullin shqiptarë pa kurfarë arsye. Hysen Tërpeza, edhe se ishte shumë tolerant gjatë luftës për komunistët shqiptarë, duke pare çka po i ndodhë vendit, humbi besimin dhe vendosi të mos i bashkohej Aradhave Partizane, ngase ishte fund e krye ideologji sllave dhe pushtuese, vendosi së bashku me Adem Selim Gllavicën dhe Qazim Sefë Llugaxhinë ta sulmoi Shtabin Suprem të Kosovës me 2 dhjetor 1944, po ta dinte patrioti A.Guta, nuk do të mashtrohej që t’i bashkangjitej mashtruesëve komunistë.
Me të shkelur të brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë, duke mos dashur të konfrontohej me vëllezër, propagandoi për LNÇ-në dhe iu bashkua asaj. Nga fillimi i vitit 1945, A.Guta u gjend në radhët e njësive të Brigadës VII,Shaban Haxhisë, pikërisht në batalionin e III, ku komandant ishte Ana Gjakovari, Sadri Zeqë Doqi, kurse komisar Xhevdet Pula, sekretar i këtij batalioni ishte Rrustem Stavileci, sipas të cilit Ademi ishte akuzuar se kishte “vrarë vëllezër tanë serbë”. Denoncimin e kishte bërë komisari Nazmi Kursani, Ademi ishte pushkatuar para brigadës, i lidhur për një bagremi mbi të ishte shtirë me pushkë automatike dhe ishte bërë copë-copë, sipas Rrustem Stavilecit, me 6 mars 1978,në Ademin shtin përnjëherë pesëmbëdhjetë vetë nga Gjakova, kurse sipas të dhënave tjera, vetëm dy. Të dhënat e tjera do të ndriçojnë edhe këtë moment sadist të njeriut tone idealist. Këta të rinj, të bindur në propagandën komuniste bolshevike, në Ademin shtin si në armikun e popullit, zoti i shpërblen dëshmorët dhe hakmerret ndaj vrasësve.
Historiani Tahir Z Berisha, njëri ndër përjetuesit e vrasjes mizore të Adem Gutës, midis tjerash, më 1998 shkroi pa një qartësi t ë plotë, “vrasja e A.Gutës më 2 shkurt 1945 në Mramorak, afër Kovinit të Vojvodinës. Nga fjalimi i zjarrtë i eprorit, Enver Dajqi, nuk ishte e qartë çka kishte bërë ky pjesëtar i brigades sonë si armik i popullit, ai ecte kryelartë drejt murit dhe një peme, për të cilën do ta lidhin, e urdhëruan që ta kthente shpinën nga grupi i ushtarëve qe duhej ta pushkatonin, por ai nuk pranoi dhe ekzekutorët i shikonte drejt në sy. Në togun e ekzekutorëve ishte edhe ushtari i moshuar, Dedë Ahmeti nga Rakoci i Gjakovës, i vetmi nga ekzekutorët i armatosur me automatik, dhe para se të bie komanda për tërheqje prapa të skuadrës së ekzekutimit, Dedë Ahmeti do t’i afrohej madhështorit A.Gutës dhe t’ia hedh në trupin shoshë edhe një batare plumbash nga automatiku, por malësori shqiptar e bëri vdekjen si me le. Pas përfundimit të luftës M. Xhema vendosi të mos largohej nga vendi,duke pasur besimin se, disa komunistë shqiptarë, që gjatë kohës së tij si kryetar komune në Sllatinë, ishte tolerant ndaj tyre, dhe së fundi vendosi për çdo çmim të tretet në token e Kosovës.Me rastin e mbajtjes së një mbledjhjeje në Gjilan,së bashku me disa persona të Anamoravë së Epërme, u ftuan, ishte ditë e hënë më 19 dhjetor 1944.Mbledhja kryesohej nga Vllada Popoviq, kryetar i Komitetit të PKJ-së për rrethin e Gjilanit. Patrioti M.Xhema, që kishte guximin dhe vendosmërinë, pa marrë leje për diskutim, kundërshtoi kundër vrasjeve dhe dhunës partizane ndaj populllësisë shqiptare, pas mbarimit të mbledhjes, gjatë rrugës për në shtëpi, në të dal nga Gjilani, ushtarët e OZN-ës e arrestuan dhe e burgosën në Gjilan, e pushkatuan në ditën e Enjte ,më 22 dhjetor 1944, rreth ores 21 në kodrën “Popoviq“, përtej vendit “Doboje“, nën restoranin “Bojana,sot”. Me M.Xhemën, e pushkatuan edhe kreun Gjilanit Aqif Tetovën-Gjilani,kufomat e të cilëve u humbën pa nishan. Partizanët serbë, pas vrasjes së M.Xhemaës, me 23 dhjetor 1944 i konfiskuan pasurinë e luajtshme, ndërsa bibliotekën shumë të pasur me libra, ia nxorën në oborr dhe ia dogjën me urrejtje të tërbuar antishqiptare. Së fundi, unë jam munduar të sjellë një varg dokumentesh burimore nga Arkiva e Kosovës për t’i prezentuar arrestimet që u bën forcave të djathta në Sllatinë (Viti) në vitin 1945.
Gjykata nr.172|45.
II.1. Denimet në Emër të Popullit të Jugosllavisë
Me vendimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake të rrethit të Prishtinës, e kryesuar prej kapetan Radosha Gjurgjeviq, kryeshef i shtabit të rrethit të Prishtinës, dhe anëtarë të Shtabit Branko Gjorgjeviq dhe Mustafë Ramiqi, ndërsa procesmbajtës Amir Stojkeviq, sekretar i Këshillit, prokuror zyrtar i Gjykatës për Akuzë Muhamet Sadikoviq, i korpuesit ushtarak në Ferizaj.
Për shkak të mosruajtjes së mjaftueshme të dokumenteve në Arkiv dhe për shkak të dëmtimit të tyre, mund të mos jenë vërejtur mirë emrat e lartpërmendur,nëse ka këso raste,kerkoj falje.
1. Adem Zenel Imeri, nga Sllatina e Epërme, i moshuar 50 vjeçar ishte kryetar i parë në periudhën e Mbretërisë Shqiptare. Është arrestuar me 01.05.1945, denohet me(20) njëzetë vjet gurg dhe vdes në burgun e Sremit.
2. Sherif Bafti Zeneli, nga Goshica, i moshuar 45 vjeçar, është arrestuar me 01.05.1945,dënohet me (5) pesë vjet burg.
3. Jakup Jahir Sejdiu, nga fshati Remnik,është i arrestuar në vitin 1954, denohet me (20) njëzetë vjet burg.
4. Bafti Agush Hyseni, nga Sllatina e Epërme, i moshuar 57 vjeçar, është arrestuar më 03.03.1945, dënohet me pushkatim.
5. Mexhid Shabi Sylejmani, nga Sodovina e Jerlive, i arrestuar me 21.03.1945, dënohet me pushkatim.
6. Zahir Ahmet Mustafa, nga Sllatina e Epërme, arrestohet me 01.05.1945, denohet me pushkatim.
7. Vehbi Shaban Aliu, nga Sllatina e Epërme, i arrestuar më 1945, denohet me (4)katër vjet burg.
8. Liman Emin Sylejmani, nga Zllatari, i arrestuar me 1945, denohet me (8) tetë vjet burg.
9. Zenel Musli Ymeri, nga Sllatina e Epërme,i arrestuar me 1945, denohet me (9) nëntë vjet burg dhe
10. Tahir Xhemajl Ymeri, nga Sllatina e Epërme, i arrestuar me 1945, denohet (12) dymbëdhjetë vjet burg, ndërsa me 12 tetor 1945,Gjykata Ushtarake e Jugosllavisë, për herë të dytë i denon : Adem Zenel Ymerin njëzetë vjet burg, Sherif Bafti Zenelin pesë vjet burg, Jakup Jahir Sejdiun njëzetë vjet burg, Bafti Agush Hysenin me njëzetë vjet burg, Mexhid Shabi Sylejmanin poashtu me njëzet vjet burg, Zahir Ahmet Mustafën me njëzetë vjet burg, Vehbi Shaban Aliun me katër vjet burg, Liman Emin Sylejmanin me dhjetë vjet burg, Zenel Musli Ymerin me nëntë vjet burg dhe Tahir Xhemajl Ymeri, lirohet nga akuza me vendimin e Gjykatës nr.101|45 me 03.09.1945.
Burimi i të dhënave: Arkivi Shtetëror i Kosovës, Kutia nr 2,Dosja nr.172 |45
Lexo edhe “Pjesën e parë të këtij shkrimi”