DYLON

Forcat e Armatosura mund të jenë pjesë e dialogut

Avatar photo Redaksia

Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë paralajmëruar se Lista Serbe do të paraqesë pengesë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK). Naim Maloku dhe Ramadan Qehaja kanë vlerësuar për “Epokën e re” se lidershipi vendor ka gabuar që transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura nuk e ka bërë në legjislaturën e kaluar.

Sipas tyre, në këtë mandat e ardhmja e Forcave të Armatosura nuk është vetëm në duart e Kuvendit.

EkoHigjiena

“E ardhmja e Forcave të Armatosura tani mbetet në dialogun Kosovë – Serbi dhe në procesin e anëtarësimit të Serbisë në NATO, nëse ajo vendos për atë rrugë dhe kushtëzimit që tani duhet Shqipëria t’ia bëjë Serbisë për votën pro të saj për anëtarësimin e Serbisë në NATO. Pra, e ardhmja e FAK-ut tani më nuk është çështje e cila mund të zgjidhet vetëm në Kuvendin e Kosovës dhe në dialogun e brendshëm me serbët vendorë siç ka mundur të ndodhë në mandatin e kaluar.

Lista Serbe është e dirigjuar plotësisht nga Qeveria e Serbisë dhe e detyron Kosovën edhe për ndryshimin e Kushtetutës”, ka thënë Naim Maloku, ekspert i sigurisë.

Ai ka vlerësuar se në mandatin e kaluar është dashur t’u plotësohen kërkesat minoriteteve dhe të mbyllet çështja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura. “Siç e dinë të gjithë, ishte propozimi i qeverisë që në mandatin e kaluar të ndryshohej Kushtetuta dhe të kalohej ligji për Forcat e Armatosura në atë mandat. Deputetët serbë, por edhe ata të minoriteteve joserbe me 2/3 e votave të tyre kushtëzuan ndryshimin e Kushtetutës me vazhdimin edhe për një mandat të vendeve të rezervuara për ta.

Dihet se PDK-ja dhe AKR-ja ishin që të bëhej kjo marrëveshje me minoritetet dhe të kryhej kjo punë aq e rëndësishme për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës dhe vetë Kosovën. Edhe AAK-ja ishte më shumë pro se kundër. Kurse VV-ja dhe LDK-ja ishin kategorike të shkohej në zgjedhje të jashtëzakonshme pa përfunduar këto ndryshime në Kushtetutë dhe pa ligj për Forcat e Armatosura”, ka treguar ai.

Për më tepër në:
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=56600&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.