DYLON

Forca e Sigurisë së Kosovës vlerësohet institucioni më i besueshëm në Kosovë

Forca e Sigurisë së Kosovës vlerësohet institucioni më i besueshëm në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Në sondazhin për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vlerësohet institucioni më i besueshëm në Kosovë.

Në këtë sondazh qytetarët e Republikës së Kosovës janë përgjigjur që kanë besim të plotë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Sipas këtij sondazhi rezulton që Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon besueshmërinë më të madhe nga të gjitha ushtritë e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shpreh falënderimin ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës për besimin dhe vlerësimin ndaj FSK-së. Gjithashtu, falënderon personelin e FSK-së për kontributin e dhënë për këtë arritje kolektive.

Gjeneral Jashari thekson që ky besim i popullit duhet që më tutje të shpërblehet me punë, përkushtim dhe shërbim me dinjitet ndaj vendit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.