DYLON

Forca e Sigurisë së Kosovës: Të gatshëm për mision

Forca e Sigurisë së Kosovës: Të gatshëm për mision
Avatar photo Redaksia

“Në kuadër të mirëmbajtjes së kapaciteteve operacionale, kompanitë e Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore kanë realizuar me sukses ushtrimet fushore në nivel skuadre dhe togu, me qëllim ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjes profesionale të personelit”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ushtrimet fushore “Kilo Mike”, “Stuhia e Marsit 2026” dhe “Sierra 26” kishin për qëllim ngritjen dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve në Operacione të Mbështetjes Logjistike, zhvillimin e shkathtësive taktike individuale në përmbushjen e misionit, testimi i gatishmërisë fizike të personelit, përmirësimi i koordinimit ndër-njerëzor, operimi në kushte të vështira dhe reagimi ndaj kërcënimeve në terren kodrinoro-malor.

EkoHigjiena

Këto ushtrime dëshmojnë përkushtimin e ushtarakëve në arritjen e standardeve të larta profesionale dhe operacionale, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme të njësive në përmbushjen e misionit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.