DYLON

Forca e Sigurisë së Kosovës realizon Forumin e Nënoficerëve

Forca e Sigurisë së Kosovës realizon Forumin e Nënoficerëve
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar “Forumin e Nënoficerëve të FSK-së”, me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet nënoficerëve dhe oficerëve të rinj.

Hapjen zyrtare të forumit e bëri Komandanti i KDS-së Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj, i cili theksoi rëndësinë e rolit të nënoficerëve në ndërtimin e një force profesionale duke qenë shtylla kryesore për realizimin e detyrave dhe misionit të FSK-së.

EkoHigjiena

Forumi u udhëhoq nga Rreshter Majori i FSK-së Bedri Zuka, i cili ritheksoi përkushtimin e tij dhe të nënoficerëve në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha nivelet. Gjithashtu gjatë këtij forumi u potencua rëndësia e ndikimit të bashkëpunimit me Gardën e IOWA-s në zhvillimin dhe edukimin profesional të nënoficerëve të FSK-së.

Në këtë forum pjesëmarrës ishin nënoficerë të FSK-së nga të gjitha nivelet ku patën mundësi të diskutonin tema të ndryshme mbi zhvillimin e korit të nënoficerëve, ndërtimin e besimit dhe fleksibilitetit në udhëheqje, marrëdhëniet në mes të nënoficerëve dhe oficerëve etj. Pjesë e këtij forumi ishin edhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Garda Kombëtare e AJOV-ës, NALT, ASG Ballkan etj.

FSK është e përkushtuar në ngritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të korit të nënoficerëve si shtylla kryesore e forcës për kryerjen me sukses misionit kushtetues dhe ligjor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.