DYLON

Forca e Sigurisë së Kosovës pajiset me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger

Forca e Sigurisë së Kosovës pajiset me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës bënë pranimin e kontenjerëve me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger të cilët arritën sot në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger janë dronë të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut. Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydager. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët.

EkoHigjiena

“Ne jemi duke investuar që ushtria jonë, Forca e Sigurisë së Kosovës, të ketë forcë të aftë dhe koherente, si me zhvillimet e reja teknologjike ashtu edhe me taktikat e luftës bashkëkohore. Sot është një ditë e gëzuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe e jashtëzakonshme për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, u shpreh kryeministri Kurti.

Dronët Skydagger i shtohet kontingjentit të fluturakeve pa pilot të Forcës së Sigurisë së Kosovës, TB2 Bayraktar (prodhim turk) dhe fluturakeve Puma (prodhim amerikan). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.