DYLON

Forca e Sigurisë së Kosovës ndihmon Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Forca e Sigurisë së Kosovës ndihmon Forcat e Armatosura të Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Batalioni i Xhenios i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me ekipet mbështetëse për komunikim, ekipin mjekësor, ekipin e Policisë së Forcës si dhe ekipin e specialistëve për ndërtim, ditë më parë u dislokuan në Republikën e Shqipërisë për t’iu dalë në ndihmë Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Pas dislokimit në Shqipëri, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Forcat e Xhenios të Ushtrisë së Shqipërisë, kanë filluar me punë konkrete në terren. Pjesëtarët e FSK-së gjatë qëndrimit atje kanë kryer një numër të madh të aktiviteteve si: transportimin e urës lëvizëse metalike 52 metra të gjatë, të cilën e kanë shkarkuar në Batalionin e Xhenios së FARSH-së. Së bashku me specialistë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë bërë vlerësimin e terrenit; rikonicionin e tetë (8) urave të dëmtuara nga përmbytjet e fundit në rajone të ndryshme të Shqipërisë; kanë identifikuar lokacionin në rajonin e Korçës mbi lumin Devoll, ku kanë vendosur urën e FSK-së në gjatësi prej 52 metrash. Po ashtu pjesëtarët e FSK-së kanë ndihmuar xhenierët e Ushtrisë së Shqipërisë në vendosjen e një ure në Dropull të Gjirokastrës.

Ekipet e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) kanë ndihmuar Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në rajone të ndryshme të Shqipërisë, pas vërshimeve të mëdha që ndodhen atje. FSK-ja në rast nevoje është e gatshme që t’u përgjigjet, qoftë me personel, qoftë me pajisje teknike, kërkesave shtesë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.