• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës
Nacionale

Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës

by Redaksia 2LONLINE 19 Korrik, 2021 5 min read
 Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës

“Ne jemi të vendosur që betimin tonë të ushtarakut dhe vlerat ushtarake t’i zbatojmë deri në fund në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global”, ka shkruarn ë profilin e tij , Armend Mehaj, ministër i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur të vendit tim,

Ne jemi të vendosur që betimin tonë të ushtarakut dhe vlerat ushtarake t’i zbatojmë deri në fund në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

Kosova është shtet i ndërtuar në të drejtën e saj historike, kulturore dhe ndërkombëtare si dhe në sakrificën e brezave të tërë me rezistencë paqësore dhe të armatosur.

Ky shtet, tashmë i njohur nga vendet më të rëndësishme që bartin vlerat qytetëruese, të lirisë dhe demokracisë botërore, ka zhvilluar dhe ka funksional të gjithë mekanizmat shtetëror.

Ligjërisht e njohur tashmë, Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e cila çdo ditë është duke u stërvitur, pajisur dhe armatosur për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me kompetencat e dhëna kushtetuese dhe ligjore.

Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës është detyra jonë kryesore ligjore, prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës me prioritet ka zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të plota ushtarake e këtë e ka dëshmuar edhe me dyfishimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Mbështetja ushtarake autoriteteve civile qendrore dhe lokale, gjithashtu mbetet objektivë e jona që aftësitë dhe kapacitetet aktuale ti avancojmë edhe më shumë në mënyrë që bashkë me mekanizmat tjerë shtetëror të sigurisë, sigurisë publike dhe emergjencave të përmbushim detyrën tonë.

Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare, është vizioni ynë që ka nisur mbarë me zbarkimin e parë të trupave tona në operacionet paqeruajtëse krahë për krahë me trupat e ushtrisë amerikane.

Ky proces i zbarkimit jashtë vendit do të vazhdoj edhe me kontingjente tjera bashkë me angazhimin që së shpejti të jemi anëtarë të Kartës së Adriatikut – SHBA, Programit të Partneritetit për Paqe si rrugë direkte për anëtarësim në NATO-së.

Ne jemi të vendosur që betimin tonë të ushtarakut dhe vlerat ushtarake t’i zbatojmë deri në fund në shërbim të mbrojtjes së vendit si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

Së bashku me shtetet aleate që na mbështetën në krijimin e këtij realiteti si dhe NATO-n përmes misionit të saj KFOR-it, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë do të realizojmë detyrat tona në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë si faktorë determinues të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve tanë.  /2LONLINE.com/

Tags: aktuale Armend Mehaj Forca e Sigurisë së Kosovës Kosova Ministri Mehaj NATO
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

25 Maj, 2022

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

25 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë në automjet

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com