DYLON

Forca e Sigurisë së Kosovës jep donacion për Federatën e Futbollit të Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës jep donacion për Federatën e Futbollit të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka dhuruar donacion prej 50 kontejnerësh, të cilët do të shërbejnë për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës sportive për të rinjtë në mbarë vendin.

Ky kontribut synon të mbështesë zhvillimin e sportit, krijimin e hapësirave më të mira për aktivitetet sportive dhe avancimin e mundësive për gjeneratat e reja, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të FSK dhe FFK.

EkoHigjiena

Në realizimin e këtij projekti po kontribuon edhe KFOR-i, i cili ka siguruar transportin e kontejnerëve, drejt lokacioneve të përcaktuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.

FSK mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e rinisë, sportit dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.