DYLON

Forca e Sigurisë së Kosovës filloi operacionet e deminimit

Forca e Sigurisë së Kosovës filloi operacionet e deminimit
Avatar photo Redaksia

Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka filluar sot operacionin humanitar për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave, me qëllim të pastrimit dhe sigurimit të zonave të caktuara nga mjetet e pashpërthyera.

Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do jenë të angazhuara në pastrimin e tri lokacioneve në territorin e Republikës së Kosovës: në fshatrat Muradem dhe Maja e Cvilenit të komunës së Prizrenit si dhe në Parkun e Lirisë në Ferizaj dhe gjithashtu do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të pashpërthyera që mund të hasen nga qytetarët.

EkoHigjiena

Këto operacione janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FSK-së për të garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.