DYLON

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar Ushtrimin Fushor “Ujku i Nëntorit”

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar Ushtrimin Fushor “Ujku i Nëntorit”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të planit të trajnimit dhe aktiviteteve për vitin 2022, trupat nga Regjimenti i Parë dhe i dytë të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kanë zbarkuar në zonën e trajnimit në rajonin e Gjakovës për të realizuar Ushtrimin Fushor “Ujku i Nëntorit”.

Qëllimi i këtij ushtrimi është validimi i njësive të manovrës dhe mbështetjes në nivel kompanie, si dhe njësitë e Rikonicionit në nivel togu, mbështetur me një togë mjekësore (Rol 1) nga Regjimenti i Mjekësisë së Komandës së Logjistikës.

EkoHigjiena

Në rolin e vëzhgimit dhe vlerësimit të arritjes së standardeve, janë ekipe të kombinuar nga vëzhguesit dhe vlerësuesit e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe një ekip nga Organizata e Menaxhimit të Trajnimit për Asistencë në Siguri (SATMO) nga Ushtria Amerikane. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.