Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë “Ditën e Forcës”
Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë “Ditën e Forcës” më 27 Nëntor nga ora 10:00- 13:30.
“Dita e Forcës” do të jetë ditë e hapur për vizitorët të cilët do të kenë mundësinë të shohin nga afër kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe personelin të cilët do të jenë aty për ju.
Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë kazermat e FSK-së në:
Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë, Prizren.
Ndërsa në kazermën “Adem Jashari” prezentë do të jenë udhëheqësit e lartë shtetëror.
“Ejani të festojmë së bashku Ditën e Forcës- Ditën e Ushtrisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /LONLINE/
