DYLON

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës parakaluan sot me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës parakaluan sot me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës mbajtën një paradë madhështore në qendër të Prishtinës.

Përpara qytetarëve, parakaluan ushtarët dhe policët e Kosovës, por edhe automjetet dhe pajisjet ushtarake dhe policore me të cilat mbrohet dhe sigurohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës.

EkoHigjiena

Qytetarë të shumtë dolën në rrugë për të përcjellë parakalimin, duke shprehur urime dhe përgëzime për 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ata shprehën mirënjohjen dhe mbështetjen e tyre për FSK-në dhe Policinë e Kosovës, duke vlerësuar rolin e tyre kyç në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të vendit, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.