DYLON

Forca e Sigurisë e Kosovës zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Forca e Sigurisë e Kosovës zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”
Avatar photo Redaksia

Në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë „Cambrian Patrol 19“, ekipi i Forcës së Sigurisë të Kosovës arriti që të rrëmbej Medaljen e Argjendtë, duke u radhitur i dyti në këtë garë.

Gara patrulluese filloi më datën 16 tetor 2019 dhe zgjati 48 orë, pa ndërprerë, ku morën pjesë gjithsej 132 ekipe, prej të cilave 34 ishin nga shtetet e ndryshme.

Kjo është hera e tretë që FSK-ja po merr pjesë në garën ndërkombëtare ushtarake „Cambrian Patrol“, e cila organizohet nga Brigada e Këmbësorisë 160-të e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar.

EkoHigjiena

Përveç Republikës së Kosovës, në garën „Cambrian Patrol 19“ në Mbretërinë e Bashkuar, morën pjesë edhe ekipet e forcave të armatosura të vendeve të rajonit, si nga Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Greqia.

Gara „Cambrian Patrol 19“ është një aktivitet shumë sfidues dhe prestigjioz ushtarak që teston të gjitha aftësitë themelore ushtarake të ushtarit të sotëm, duke rritur aftësinë e udhëheqjes dhe nivelin e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.