• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Gjilan
  3. Mirënjohje për heroin Mulla Idriz Gjilani
Gjilan Info+ Kryesore

Mirënjohje për heroin Mulla Idriz Gjilani

Redaksia 2LONLINE 20 Janar, 2017 3 minuta lexim
 Mirënjohje për heroin Mulla Idriz Gjilani

Fondacioni shqiptaro-amerikan me seli në New York, ka ndarë mirënjohje të lartë për heroin kombëtar, Mulla Idriz Gjilani. Në ceremoninë e dhënies së mirënjohjes për familjen e heroit, ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, profesori Xhymshit Duriqi, ish deputeti Ahmet Isufi dhe historianë të shumtë.

“Ju uroj për këtë mirënjohje të lartë për të madhin Mulla Idriz Gjilani. Jam shumë i privilegjuar që bordi i fondacionit shqiptaro-amerikan, presidenti i Bronx’it, Robert Diaz, më kanë autorizuar që t’ju dorëzoj këtë mirënjohje, si dëshmi që fama e Mulla Idrizit u dëgjua edhe përtej Atlantikut dhe i ngrohu zemrat e çdo shqiptari kudo që jetojnë. Me këtë rast e falënderoj kryetarin Lutfi Haziri që me prezencën e tij e nderoi heroin, i cili ka qenë luftëtar i madh, liridashës, bujar e fetar dhe me të gjitha virtytet e një njeriu të madh ”, ka thënë me këtë rast profesori Xhymshit Duriqi.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ndjehet shumë krenar që i prin qytetit të Mulla Idriz Gjilanit, duke thënë se ka qenë sinonim i të gjithëve se si luftohet padrejtësia dhe robëria.

“E falënderoj shumë z. Duriqi dhe familjen e heroit Mulla Idriz Gjilanit për pritjen. Falenderoj të gjithë ata burra dhe gra në SHBA dhe z. Diaz që e nxorrën veprën e Mulla Idrizit përtej Atlantikut. Natyrisht, “Flaka e Janarit” nuk mund të shënohet pa njeriun i cili është sinonim i kryengritjes dhe sinonim i të gjithë neve se si luftohet padrejtësia dhe si luftohet robëria për interesa të popullit. Lus Zotin që ne pasardhësit e tij dhe të gjithë kryengritësve të mëdhenjë të Gjilanit, ta vazhdojmë këtë rrugë deri në realizimin e synimeve të përbashkëta që të gjithë shqiptarët të jetojnë të bashkuar, në paqe dhe liri”,
tha Haziri.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ahmet Isufi, pohoi se Gjilani është krenar që e ka figurën e Mulla Idrizit, unifikuesin e popullit në fe e atdhe.

“Këtë shembull është dashur ta vazhdojnë gjenerata të tëra për të pasur një atdhe të lirë në të cilin jetojnë shqiptarët. Gjenerata jonë nuk ka bërë asgjë tjetër, përpos që e ka vazhduar rrugën për liri dhe bashkim kombëtar”, u shpreh Isufi.

Krejt në fund të ceremonisë, djali i heroit Mulla Idriz Gjilanit, Isa, e ka falënderuar Fondacionin shqiptaro-amerikan për këtë mirënjohje të veprimtarisë së babait të tij, që paraqet personaltetin më të rëndësishëm të lëvizjes antifashiste, antisllave dhe anikomuniste.

Përndryshe, me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, presidenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë e kanë dekoruar Mulla Idriz Gjilanin me urdhrin më të lartë shtetëror, dy vite më parë.

Etiketat:Bronx’it Flaka e Janarit fondacioni shqiptaro-amerikan Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri Mulla Idriz Gjilani Xhymshit Duriqi
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Opinion

G7 për Serbinë – luftë kundër dezinformatave mbi gjenocidin

19 Maj, 2022
Opinion

Aman vrisni të gjithë luftëtarët!

19 Maj, 2022
Aktuale

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Dubravës

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

19 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni po qëndron në vizitë studimore në Turqi

12 Maj, 2022

Abdixhiku dhe Haziri promovuan platformën e regjistrimit të anëtarësisë

20 Prill, 2022

Haziri: Edhe pse jemi në rolin e opozitës, kemi një mbështetje të madhe të popullatës dhe jemi partia e parë në Gjilan

4 Mars, 2022

32 vjet me LDK-në, Java e Bardhë e Gjilanit!

3 Mars, 2022

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, viziton punimet në modifikimin e stadiumit ndihmës, i cili po bëhet gati për zhvillimin e ndeshjeve të Superligës

21 Shkurt, 2022

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ndan mirënjohje për lexuesit më të dalluar në Bibliotekën “Fan S. Noli”

16 Shkurt, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com