DYLON

Fondacioni SC Gjilani mbështet edhe Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”

Fondacioni SC Gjilani mbështet edhe Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”
Avatar photo Redaksia

Sporti nuk është vetëm garë dhe emocione në fushë – ai është edhe zemër, solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore. Me këtë frymë, Fondacioni Sport Club Gjilani ka ndërmarrë një hap domethënës duke mbështetur financiarisht edhe Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, pas mbështetjes që bëri për Shoqatën “Handikos” dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan.

Kjo iniciativë humane u bë e mundur falë përkrahjes së vazhdueshme dhe të parezervë të partnerëve tanë të çmuar: “El Bau”, “Demiri Gartenbau GmbH” dhe “Autovillage AG”, të cilët qëndrojnë pranë klubit jo vetëm në sport, por edhe në misione me vlerë të lartë shoqërore.

EkoHigjiena

Drejtuesit e klubit, së bashku me një pjesë të futbollistëve dhe stafit teknik, vizituan nga edhe Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, ku ndanë mjete financiare (2 mijë euro) dhe dhurata modeste – si shenjë respekti, mbështetjeje dhe përkushtimi ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë.

“Fondacioni SC Gjilani mbetet i përkushtuar që edhe në të ardhmen të zgjerojë veprimtarinë humanitare, duke synuar rritje të vazhdueshme dhe mbështetje për sa më shumë organizata e iniciativa që kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit tonë”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.