DYLON

Fondacioni Kosovë-Luksemburg: Po e vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me Komunën e Vitisë

Fondacioni Kosovë-Luksemburg: Po e vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me Komunën e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Fondacioni Kosovë-Luksemburg: Po e vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me Komunën e Vitisë edhe për dy vitet e ardhshëm.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i shoqëruar nga zyrtari komunal, Granit Abdyli, kanë pritur sot në takim, Florim Shabani dhe Izja Ademi nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e këtij Fondacioni, potencuan se falë bashkëpunimit të mirë të komunës së Vitisë dhe të kryetarit Haliti me këtë Fondacion ata kanë vendosur që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme, duke nënshkruar sot edhe marrëveshjen e mirëkuptimit në mes tyre.

EkoHigjiena

Sipas kësaj marrëveshje dy palët pajtohen në menaxhimin e suksesshëm të sektorëve të Zhvillimit të Komunitetit dhe Aktivitete e Gjenerimit të Ardhurave.

Kurse kryetari i komunës ës Vitisë, Sokol Haliti potencoi se kjo komunë edhe më parë ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me Fondacionin Kosovë-Luksemburg dhe atë në fushën e edukimit, arsimit dhe bujqësisë.

Ai u shpreh i lumtur që përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje është vendosur që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe për dy vitet e ardhshme nga i cili do të përfitojnë qytetarët vitias. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.