DYLON

Fondacioni Kosova-Luksemburg mbështetet të varfërve e Komunës së Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Fondacioni Kosova-Luksemburg e cila viteve të fundit është aktive me projektet e saj në Komunën e Vitisë, tani po jep edhe një kontribut të madh në përmirësimin e jetës qytetarëve të kësaj komune dhe atë përmes formave në fusha të ndryshme, e posaçërisht në atë të bujqësisë.

Përveç projekteve të tjera të cilat kanë qenë të mirëseardhura në përgjithësi për qytetarët e kësaj komune, ky fondacion ka nisur një projekt tjetër që ka të bëjë me mbështetjen e kategorisë sociale, respektivisht familjeve skamnore.

EkoHigjiena

“Përkrahje për më të varfrit në Komunën e Vitisë” është projekti që synon mbështetjen e personave të cilët janë të papunë për një kohë të gjatë, por edhe të atyre personave të cilët janë në asistencë sociale kategoria-II etj, duke u siguruar mundësi punësimi përmes skemës : Subvencionimi i Pagës.

Fisnik Beqiri zyrtar i projektit, tha, se ai do të realizohet në bashkëpunim edhe me komunën e Vitisë dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Në kuadër të këtij projekti fillimisht përfaqësuesit e fondacionit, ditën e martë më 13 tetor 2015 në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, nga ora 10:00 do të mbajnë një sesion informues me bizneset e komunës së Vitisë, të cilat do të informohen më gjerësisht rreth këtij projekti në përgjithësi, ka thënë Beqiri. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.