DYLON

Fondacioni “Dr. Feti Hetemi” ka ndarë tre bursa për studentët e mjekësisë

Fondacioni “Dr. Feti Hetemi” ka ndarë tre bursa për studentët e mjekësisë
Avatar photo Redaksia

Yllëza Terstena dhe Anesa Tërziu nga Vitia, si dhe Reis Spahiu nga Gjilani, janë tre përfituesit e bursave nga Fondacioni “Dr. Feti Hetemi”, në vlerë prej 500 euro secila, të cilat ndahen me rastin e përvjetorit të pestë të ndarjes nga jeta të mjekut dhe humanistit të njohur, Dr. Feti Hetemi, shkruan info-plus.tv.

Ndarja e bursave u bë pasi Komisioni përkatës i Fondacionit vlerësoi aplikimet e pranuara nga thirrja publike për studentët e mjekësisë. Kjo është hera e katërt që Fondacioni ndan bursa për studentë të programit të Mjekësisë që vijnë nga regjioni i Anamoravës.

EkoHigjiena

Dr. Feti Hetemi, mjeku i njohur nga Vitia, u nda nga jeta më 19 gusht 2020 si pasojë e Covid-19. Përveç profesionalizmit të tij në fushën e internos dhe nefrologjisë, ai do të kujtohet edhe për virtytet e larta humane dhe kontributin e vazhdueshëm për të drejtat e popullit shqiptar.

Gjatë viteve ’90, Dr. Hetemi ishte ndër themeluesit dhe udhëheqësit e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë” në Viti, përmes së cilës u funksionalizuan ambulantat në disa fshatra të komunës. Në vitet ’80 si delegat i Kuvendit të Kosovës, ai ishte gjithashtu ndër iniciatorët kryesor për themelimin e repartit të Hemodializës në Spitalin e Gjilanit dhe dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe në kohën e luftës së UÇK-së, duke ndihmuar në trajtimin e ushtarëve të plagosur.

Për veprimtarinë e tij, Dr. Hetemi është dekoruar post-mortem nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe nga Komuna e Vitisë.

Familja Hetemi, përmes Fondacionit të krijuar në kujtim të tij, vazhdon çdo vit të mbështesë studentët e mjekësisë me qëllim të përgatitjes së kuadrove të reja në shëndetësinë vendore – profesion që Dr. Feti Hetemi e dashuroi dhe i shërbeu me vetëmohim, shkruan info-plus.tv.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.