DYLON

FOL: Qeveria s’i realizoi veprimet e parapara

Avatar photo Redaksia

Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm 15 veprime nga 34 të planifikuara në tremujorin e parë. Kështu është thënë sot në një konferencë për shtyp të Lëvizjes “FOL”, ku është bërë lansimi i platformës online “IsaMetri”.

Qëllimi i kësaj platforme është monitorimi i zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës, Programeve të Partive Politike të Koalicionit Qeverisës (PDK dhe LDK) dhe monitorimi i deklaratave dhe premtimeve elektorale të udhëheqësve politikë të vendit.

EkoHigjiena

Fidan Kalaja ka thënë se fokusi i Lëvizjes FOL fillimisht ka qenë monitorimi i zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2015.

Ai ka thënë se 10 institucione kanë pasur për obligim t’i përfundojnë 34 aktivitete në periudhën janar-mars, porse 19 prej tyre kanë mbetur pa u përfunduar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.