DYLON

Fokusi në bashkëpunim, inovacion dhe të ardhmen e administratave Doganore

Fokusi në bashkëpunim, inovacion dhe të ardhmen e administratave Doganore
Avatar photo Redaksia
Dogana e Kosovës në konferencën rajonale të OBD-së në Bruksel: Fokusi në bashkëpunim, inovacion dhe të ardhmen e administratave Doganore

Delegacioni i Doganës së Kosovës mori pjesë në Konferencën e Rajonit të Europës të Organizatës Botërore të Doganave, e mbajtur më 16–17 prill në selinë e saj në Bruksel. Konferenca mblodhi delegacione doganore nga e gjithë Evropa, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe harmonizimin e prioriteteve të përbashkëta.

Në fjalën hapëse, Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së, z.Ian Saunders, theksoi rëndësinë e administratave doganore fleksibile dhe me orientim drejt së ardhmes, të cilat përqafojnë inovacionin dhe bashkëpunojnë ngushtë për t’iu përgjigjur sfidave dhe zhvillimeve dinamike të tregtisë globale.

EkoHigjiena

Punimet e konferencës u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit rajonal, përmirësimin e qeverisjes dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta. Diskutimet përfshinë çështje strategjike, operacionale dhe të zhvillimit të kapaciteteve, duke vënë theks në rritjen e efektivitetit, shkëmbimin e informacionit dhe ndërtimin e administratave doganore më të qëndrueshme dhe të gatshme për të ardhmen.

Doganat e Kosovës mbeten të përkushtuara për të kontribuar në mënyrë aktive në iniciativat dhe partneritetet rajonale. Në këtë drejtim, forcimi i koordinimit, zhvillimi i kapaciteteve dhe investimi i vazhdueshëm në inovacion janë kyçe për ofrimin e shërbimeve doganore moderne dhe efikase. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.