DYLON

FMN e vlerëson lartë progresin e Kosovës në bashkimin e ATK-së dhe Doganës

Adrienne Cheasty
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri Agim Krasniqi pritet në takim nga Drejtoresha e Departamentit për çështje fiskale në FMN Adrienne Cheasty

Gjatë vizitës në Uashington të Shteteve e Bashkuara të Amerikës, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi u takua me Drejtoreshën e Departamentit për çështje fiskale në Fondit Monetar Ndërkombëtar Adrienne Cheasty, me të cilën bisedoi rreth progresit të projekteve të asistencës teknike, si dhe për ecurinë e tyre.

Në këtë takim në veçanti u diskutua për Projektin e asistencës teknike për mbështetje në procesin e Bashkimit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës, me që rast Fondi Monetar Ndërkombëtar e vlerësoi lartë progresin e arritur në drejtim të përgatitjeve për këtë proces, si dhe në përmirësimet e bëra përgjithësisht me procesin e administrimit të tatimeve.

EkoHigjiena

Gjatë takimit gjithashtu u diskutua edhe për asistencat e tjera teknike, duke përfshirë ato që lidhen direkt me ATK-në, në fushën e teknologjisë informative dhe qasjen e bazuar në risk, ku vlerësua se ka pasur progres të mirë edhe në këto fusha. Për më tepër, pjesë e diskutimeve ishte edhe asistenca e FMN-së për departamentin e Buxhetit në fushën e menaxhimit të investimeve publike dhe hapat e ardhëm në këtë fushë.

Me këtë rast, Fondi Monetar Ndërkombëtar u zotua se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë teknike në fushat që Ministria e Financave i konsideron me rëndësi për implementimin e reformave publike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.