DYLON

Florina Jerliu: Do të angazhohem për drejtësi dhe transparencë në qeverisje ku çdo qytetarë do të trajtohet barabartë

Florina Jerliu: Do të angazhohem për drejtësi dhe transparencë në qeverisje ku çdo qytetarë do të trajtohet barabartë
Avatar photo Redaksia

Florina Jerliu është njëra nga kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet e tetorit.

Vet, ajo shprehet se beson në fitore dhe se si anëtare e Kuvendit Komunal do të angazhohej për drejtësi dhe transparencë në qeverisje ku çdo qytetarë do të trajtohet barabartë.

EkoHigjiena

“Do të angazhohem në krijimin dhe mbështetjen e  projekteve inovative që krijojnë  mundësi  për të rinjtë dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në qytetin tonë. Gjithashtu do të punojë fuqishëm në përmirësimin e shërbimeve publike, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e qytetarëve ”, ka thënë Florina jerliu.

Fjalë të mëdha për të, ka edhe Arbër Ismajli, kandidat i këtij subjekti politik për kryetar komune.

“Florina Jerliu është një personalitet i dalluar që ka ditur gjithmonë të qëndrojë pranë njerëzve dhe të japë kontributin e saj në komunitet”, thotë Ismajli.

Sipas tij, me përvojë, vlera të forta dhe vullnet për të sjellë ndryshim, Florina vjen në këtë garë për të ofruar përfaqësim të denjë e të ndershëm për qytetarët tanë.

“Florina Jerliu është e gatshme të punojë me përkushtim për një Gjilan më të drejtë, më solidar dhe më të zhvilluar”, thotë Ismajli.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.