DYLON

Fletëarrest ndërkombëtar për Lavdërim Muhaxehrin

Avatar photo Redaksia

INTERPOL-i ka pranuar kërkesën e autoriteteve kosovare që Lavdërim Muhaxheri, të përfshihet në sistemin e kërkimit të policisë ndërkombëtare. Vendosjen e kosovarit që aktualisht po lufton në Irak, nën emblemën e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Levanit, në listën e të kërkuarve të Interpolit e ka konfirmuar për Radio Kosovën, Gjykata Themelore në Ferizaj.

Lavdërim Muhaxheri është kosovari i radhës që do të jetë i postuar në rrjetin kërkues të INTERPOL-it, si person me rrezikshmëri të lartë. Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, (Interpol) ka pranuar kërkesën e Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila e kërkon Muhaxherin për veprime të terrorizmit dhe organizim të grupeve për të shkuar në Siri e Irak.

EkoHigjiena

Sahit Krasniqi, gjykatësi që ka lëshuar vendimin e fletëarrestit ndërkombëtar për Muhaxehrin ka konfirmuar se nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Ministrisë së Drejtësisë është njoftuar se kërkesa për fletëarrest ndërkombëtar është aprovuar. Në këtë mënyrë prej tani Muhaxheri do të jetë njëri nga të kërkuarit e Interpolit.

“E kam lëshuar vendimin për fletëarrest ndërkombëtar pasi janë kryer dy procedurat tjera fletëarrest lokal dhe fletëarrest qendror. Kam marrë konfirmimin se kërkesa është pranuar dhe presoni (Lavdërim Muhaxheri) tani e tutje do të jetë i postuar në faqen e Interpol-it”, i ka thënë Krasniqi, Radio Kosovës.

më tepëer”

http://www.rtklive.com/?id=2&r=1706

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.