• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Flet trajneri i Dritës, “Jemi brenda objektivave”

Elife Sherifi 1 Dhjetor, 2019 2 min
 Flet trajneri i Dritës, “Jemi brenda objektivave”

Drita e ka pësuar njërën ndër humbjet më të thellë këtë edicion, pasi që në udhëtim u mposht 3-1 nga Trepça ’89.

Përgjegjësinë për këtë disfatë e ka marrë trajneri i kësaj skuadre Ardian Nuhiu, i cili pas ndeshjes deklaroi se futbollistëve të tij iu mungoi freskia, por që nuk është pishman për lojtarët që inkuadroi në lojë.

“Nuk ishim të demotivuar. Pavarësisht se ishim në disavantazh prej dy golave, kisha besim se do ta rikthenim rezultatin dhe luftuam për atë, por goli i tretë ishte shokues për ne. Na mungoi freskia në këtë ndeshje, sidomos pasi luajtëm 120 minuta në ndeshjen e Kupës, por nuk mungoi angazhimi dhe dëshira për të luftuar. Përgjegjësitë për këtë disfatë i marë unë si trajner”, deklaroi për “Super Sport Kosova”.

“Nuk jam pishman për lojtarët me të cilët e nisa ndeshjen. Po të rikthej edhe njëherë ndeshja nga fillimi unë do të startoja me po të njejtit futbollistë”, vazhdoi më tej Nuhiu.

Më pas tekniku shkupjan foli edhe për objektivat e skuadrës gjilanase, si dhe afatin kalimtar të dimrit.

“Jemi brenda objektivave. Ne do të ulemi dhe do të bëjmë bilancin e stinorit vjeshtor, por duhet ditur që gjatë rrugëtimit është e pritur që mund të hasësh edhe në kundërshtarë dhe këso rezultatesh. Mbetet për tu parë nëse do të reagojmë apo jo me afrimin e futbollistëve, pasi që afati kalimtar i janarit është tejet i varfër”, përfundoi tekniku 40 vjeçar.

Drita mbyll vjeshten në pozitën e tretë të renditjes tabelare në Superligë me 31 pikë.

Etiketa:Ardian Nuhiu Drita Trepca 89
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Rezultatet e Provimit të Maturës – kalueshmëria 78.4

29 Qershor, 2022
Policia

U lëshuan apo jo parashutistë nga Serbia në zonën kufitare të Kosovës?!

29 Qershor, 2022
2LTV

VIDEO: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit

29 Qershor, 2022
Policia

Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

29 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Përparim Islami nuk është më pjesë e Dritës

23 Qershor, 2022

Cuculi viziton Dritën, përshëndetet me skuadrën

14 Qershor, 2022

Kastriot Selmani bëhet pjesë e Dritës

14 Qershor, 2022

Nuhiu: Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë e veta

14 Qershor, 2022

Drita përforcohet edhe me Iran Junior-in

9 Qershor, 2022

Blend Baftiu përforcim i radhët te FC Drita

6 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com