/2L ONLINE/ – Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje , Qendra në Gjilan, kanë thënë se lista e uzurpatorëve të pronës publike në Komunën e Gjilanit po rritet ndërsa pushteti aktual ndodhet në gjumë të thellë sa i përket kësaj çështjeje.
Arijeta Rexhepi, këshilltare komunale nga radhët e Vetëvendosjes ka thënë se Komuna do të duhej t’i evidentojë të gjitha rastet e uzurpimeve dhe të ndërmerr masa për kthimin e saj, si pronar i vërtetë, kurse ata që janë në proces të uzurpimit të pengohen.
Ajo tha se derisa më parë, ish drejtori i Drejtorisë së Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronës, e kishte bërë publike listën e uzurpatorëve, edhe atë disa herë, administrata e tanishme e komunës së Gjilanit nuk e ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.
“Përkundër kërkesës nga këshilltarët komunal të Lëvizjes vetëvendosje që lista e uzurpatorëve të publikohet dhe të fillohet me procedurat e kthimit të pronës publike të uzurpuar, Drejtoria përkatëse nuk ka qenë gati këtë listë të uzurpatorëve t’ia prezantojë këshilltarëve komunal e lërë më qytetarëve , e aq më pak të fillon procedurën e kthimit të pronës së uzurpuar”, ka thënë Rexhepi, për të shtuar se “Komuna madje edhe vet ka falur prona të komunës në kundërshtim me ligjin nëp fuqi dhe ka këmbyer prona të komunës me prona private , pa nevojë dhe në dëm të komunës.
“Ne kërkojmë nga administrata komunale menjëherë t’i bëjë publike listat e uzurpatorëve dhe të fillon procedurat e kthimit të asaj prone dhe po ashtu duhet të fillojë procedurat gjyqësore për ët kërkuar përgjegjësi nga uzurpatorët .Në të kundërtën ne konsiderojmë se komuna është aleate e uzurpatorëve”, ka thënë Arijeta Rexhepi, këshilltare komunale nga radhët e Vetëvendosjes. /2L ONLINE/